wrapper

Tiranë, 27.07.2018

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam zhvilloi mbledhjen e Bordit Drejtues, për të analizuar veprimtarinë e gjashtëmujorit të parë të vitit 2018, ku aktivitetet shkencore e kulturore kanë qenë në qendër të punës së këtij instituti. Fjalën përshëndetëse e mbajti kryetari i Bordit, dr. Faruk Borova, i cili njohu anëtarët e pranishëm me rendin e kësaj mbledhjeje.

Më pas nëndrejtori Alban Kodra prezantoi raportin 6-mujor të punës, sipas departamenteve përkatëse, pjesë e institutit AIITC. Duke marrë shkas nga ky prezantim, anëtarët e Bordit të përbërë nga emra të njohur të shkencës dhe kulturës shqiptare, analizuan ecurinë e punës kërkimore-shkencore të AIITC për pjesën e parë të vitit 2018, duke dhënë propozimet dhe sugjerimet përkatëse që synojnë mbarëvajtjen e planeve dhe projekteve në të ardhmen.

Pas diskutimeve frytdhënëse, e mori fjalën Drejtori Ekzekutiv i AIITC-së, Prof. As. Dr. Ramiz Zekaj, i cili vlerësoi punën e stafit të AIITC për realizimin e pritshmërive në kuadër të veprimtarisë shkencore e kulturore të këtij instituti. Ai sugjeroi edhe disa ndryshime që i quajti të nevojshme në strukturën administrative të Institutit, për marrjen e impulseve të reja. Pas diskutimit të këtyre sugjerimeve, ato u miratuan me shumicë votash nga Bordi Drejtues dhe priten të bëhen të njohura e të vihen në zbatim ditëve në vijim.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2