wrapper

Santiago, 30.10.2018

Organizata Islame për Edukim, Shkencë dhe Kulturë "ISESCO", në bashkëpunim me Organizatën Botërore për Zhvillim dhe Organizatën Islame të Amerikës Latine dhe Karaibeve, mbajti Samitin XVI të Këshillit të Lartë për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, mes myslimanëve që jetojnë jashtë vendeve islame, si dhe Forumin e III të kryetarëve të qendrave kulturore dhe shoqatave islame në këto vende. Forumi me temë: "Veprimi Kulturor Islam në Perëndim për Promovimin e Zhvillimit dhe Bashkekzistencës" u zhvillua në katër ditë dhe mori një sërë vendimesh.

Në raportin përfundimtar, pjesëmarrësit vlerësuan iniciativën e ISESCO për të përgatitur "Rregulloren e Punës së Këshillit Suprem për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën e Myslimanëve jashtë Botës Islame"; "Memorandumin Kuadër që përshkruan bashkëpunimin dhe mekanizmat e koordinimit ndërmjet ISESCO dhe Institucioneve Islamike të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës jashtë Botës Islame" si dhe "Programet Ekzekutive Dhjetëvjeçare për Institucionet Kulturore dhe Arsimore Islamike jashtë Botës Islamike 2019-2027".

Ata theksuan angazhimin e institucioneve arsimore, shkencore dhe kulturore islamike jashtë botës islame për të zbatuar dispozitat e "Memorandumit Kuadër" që përshkruan bashkëpunimin dhe mekanizmat e koordinimit ndërmjet ISESCO dhe qendrave kulturore islame, institucioneve arsimore dhe shoqatave jashtë botës islame. Njëzëri u rekomandua aktivizimi i përmbajtjes së Programit Ekzekutiv Dhjetëvjeçar për Institucionet Kulturore dhe Arsimore Islamike jashtë Botës Islame (2019-2027), duke marrë udhëzime nga programet pilot të zbatimit të tij në relacionet fetare, sociale, edukative, intelektuale, komunikimit dhe informimit, në përgatitjen e planeve dhe programeve të qendrave kulturore myslimane, institucioneve arsimore dhe shoqatave jashtë botës islame.

Gjithashtu u kërkua krijimi i një fondi për të kontribuar në financimin e këtyre programeve, nga kontributet vullnetare dhe dhurimet donatorëve dhe biznesmenëve emigrantë, por dhe nga fondet Zekatit. Për më tepër, u propozua që ISESCO të zgjerojë fushën e veprimtarisë kulturore dhe arsimore jashtë botës islame, përfshirjen e studimeve islame në institucionet universitare dhe institutet e larta dhe krijimin e një federate për universitetet islame dhe institutet akademike jashtë botës islame. Për këtë qëllim, u theksua nevoja e mbajtjes së takimit për themelimin e kësaj federate, për të promovuar rolin e Federatës së Universiteteve të Botës Islame (FUIW).

Pjesëmarrësit në Samit nxitën që t'u kushtohet vëmendje e mëtejshme programeve që synojnë të publikojnë kulturën dhe qytetërimin islamik dhe programet e mësimdhënies arabe me folësit jo arabë. Ata gjithashtu i bënë thirrje organizatave dhe institucioneve të shoqërisë civile, udhëheqjeve fetare dhe rinore jashtë botës islame, që të përpiqen të forcojnë vlerat e paqes, dialogut, bashkëjetesës dhe respektit mes njëri-tjetrit, duke rekomanduar ndërmarrjen e nismave të reja, drejt promovimit të dialogut kulturor dhe përhapjes së përbashkët Islamike e njerëzore, duke theksuar kontributet e civilizimit islam në ndërtimin e qytetërimit njerëzor.

Ata kërkuan që ISESCO të mbështesë përpjekjet e saj në promovimin e dialogut midis ndjekësve të feve, duke i ftuar atë të bashkëpunojë me Shoqatën Islamike në Singapor, për të krijuar një Forum Islam Ndërkombëtar, të interesuar për zhvillimin e çështjeve ekonomike, tregtare e sociale si dhe për të inkurajuar turizmin kulturor. U theksua nevoja e përgatitjes së një programi trajnimi për drejtuesit myslimanë të rinisë, imamët, predikuesit, profesionistët e medias për të luftuar islamofobinë dhe ekstremizmin. Nga ana tjetër, pjesëmarrësit mirëpritën propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm të ISESCO për të emëruar një koordinator rajonal në Evropë dhe Australi dhe sugjerimin për rritjen e numrit të anëtareve femra në Këshillin e Lartë.

Ndërsa anëtarëve të Këshillit të Lartë dhe krerëve të qendrave kulturore islame jashtë botës islame iu rekomandua që të komunikojnë me ministritë e arsimit të vendeve të tyre për të përfunduar marrëveshjet e bashkëpunimit në kuadër të Programeve Ekzekutive Dhjetëvjeçare për Institucionet Kulturore dhe Arsimore Islamike jashtë Botës Islamike 2019-2027, në bashkëpunim dhe partneritet me ISESCO. E shoqëruar kjo edhe me organizimin e aktiviteteve kulturore dhe ekspozitave artistike, që synojnë publikimin e historisë islame dhe qytetërimit brenda shkollave. Përveç kësaj, ata bënë thirrje që ISESCO t'i dedikojë disa emigrantëve programe dhe aktivitete për të mbrojtur identitetin e tyre kulturor e fetar, për të promovuar integrimin e tyre brenda shoqërive ku ata jetojnë dhe për të zhvilluar një qytetari pozitive mes tyre.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2