wrapper

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Titulli: Vetëmohova djalërinë
Autor: Ibrahim D. Hoxha
Botues: “Mileniumi i ri”
Viti i botimit: 2018
Vendi i botimit: Tiranë
Nr. faqeve: 152
ISBN:978-9928-174-53-6

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam pasuron bibliotekat e dashamirësve të poezisë me dy vëllime poezi të historianit dhe shkrimtarit Ibrahim D. Hoxha, autor i një sërë veprash ku spikatin enciklopeditë dhe botimet e shumta për çështjen kombëtare. Bëhet fjalë për librat “Dhe 100 vjet po të rroja” dhe “Vetëmohova djalërinë”.

Dëshira e madhe e autorit, edhe pse tashmë në një moshë të thyer, ishte botimi i këtyre dy vëllimeve poetike, si tregues i dëshirës së tij të madhe për t′i dhuruar lexuesit një pjesë nga krijimtaria e tij e gjerë artistike.

Libri “Vetëmohova djalërinë”, i botuar për herë të parë në vitin 2014, vjen i ribotuar nga AIITC, me disa rregullime dhe ndërhyrje nga ana e autorit. Ai përmban dyzet e dy poezi, në shumicën e të cilave mbizotërojnë figurat letrare shpotitëse, ku vihet re zhgënjimi i thellë i autorit nga politikat e ndjekura ndër shekuj mes shqiptarëve. Gjithsesi, viset shqiptare, Kosova e Çamëria, përshkohen nga poeti me dashuri, për traditat e spikatura dhe bukuritë e natyrës, duke i përballur këto me egërsinë e fqinjëve, qëndrimin e fuqive të mëdha evropiane apo copëtimin tragjik të trojeve tona.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2