wrapper

Titulli: Kontributet muslimane në qytetërimin botëror

Autorë: Basheer Ahmed / Amb. Syed Ahsani / Dilnaëaz Siddiqui

Nr. i faqeve: 211

Botues: CNS, AIITC

ISBN: 978-9928-126-24-5

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, në bashkëpunim me Qendrën për Studime të Avancuara në Sarajevë (CNS), sapo kanë realizuar një tjetër projekt serioz, në shërbim të njohjes dhe promovimit të shkencës, artit dhe kulturës islame nëpër botë. Pas një pune disa mujore, sapo ka dalë nga shtypi libri me titull “Kontributet Muslimane në Qytetërimin Botëror”, një koleksion punimesh të mbledhura nga Basheer Ahmed, Amb. Syed Ahsani dhe Dilnawaz Siddiqui. Botimi i tyre në gjuhën shqipe është një tjetër hap drejt njohjes së arritjeve shekullore të muslimanëve në të gjitha fushat e shkencës, artit dhe kulturës, që shpesh mohohen apo lihen në harresë dhe qëllimi i librit është të hedhë dritë mbi këto fakte të dokumentuara.

Arritjet e mëdha të dijetarëve muslimanë janë të rralla, apo nuk figurojnë fare në arsimin formal dhe sot identiteti, origjina dhe ndikimi i tyre mbeten kryesisht të paqarta. Këto kontribute janë një trashëgimi e përjetshme dhe e çmuar, e cila duhet të ruhet historikisht për gjeneratat e ardhshme. Libri synon t'u japë lexuesve një hyrje të shkurtër të historisë intelektuale të muslimanëve dhe kontributeve që dijetarët e shquar islamë kanë dhënë në disa fusha specifike të dijes, duke përfshirë shkencat themelore të aplikuara fizike e biologjike, mjekësinë, teoritë dhe praktikat ligjore e politike, koncepte, modele dhe institucione ekonomike e financiare etj.

Libri nuk mohon se studiuesit muslimanë mësuan nga veprat akademike të grekëve dhe romakëve, por pranon se ata i shpëtuan këto vepra nga zhdukja, duke i përkthyer në arabisht dhe duke i kaluar te brezat e ardhshëm. Muslimanët jo vetëm që i dhanë jetë të re këtyre veprave, por gjithashtu bënë vërejtjet e tyre dhe kërkime origjinale, duke shtuar në këtë trashëgimi një thesar të gjerë të njohurive të reja shkencore në fushat e filozofisë, astronomisë, historisë, matematikës, kimisë dhe shkencave mjekësore.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2