wrapper

Gjatë muajit prill, një delegacion i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam i përbërë nga Drejtori Prof. as. Dr Ramiz Zekaj, anëtari i Bordit Drejtues Prof. Dr. Shaban Murati dhe bashkëpunëtori i AIITC z. Islam Osmani u ftua për një vizitë zyrtare në shtetin e Kuvajtit. Gjatë qëndrimit në Kuvajt, ata zhvilluan një varg takimesh në institucione të rëndësishme shtetërore, kulturore e akademike, me qëllim vendosjen dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes tyre dhe AIITC.

Në Qendrën Kulturore “Dar al Athar al Islamiyyah” (DAI), delegacioni u prit nga Osama Abdulhameed Al Balhan, Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun. DAI është një organizatë kulturore e bazuar në koleksionet private të artit në pronësi të Sheikh Nasser Sabah al Ahmed Al Sabah. Që nga fillimi i saj në vitin 1983, DAI është rritur nga një organizatë me fokus kryesor administrimin e koleksionit prestigjioz Al Sabah, me vepra arti nga bota islame në Kuvajt, për t'u bërë një organizatë kulturore e njohur ndërkombëtarisht. Në takim u diskutua për bashkëpunim reciprok në fushën e kulturës dhe u vizituan ambientet e kësaj qendre.

Një vizitë e rëndësishme ishte ajo e zhvilluar në Fondacionin Publik të Vakëfeve të Kuvajtit (Kuwait Awqaf Public Foundation). Atje delegacioni u prit nga specialistët e degës së Fondit Vakëf për Thirrjen Islame dhe Ndihmën Humanitare (Waqf Fund for Dawa & Relief). Gjatë bisedës palët diskutuan për projekte konkrete, sidomos në fushën e mbështetjes së institucioneve arsimore.

Pjesë e agjendës së vizitave në Kuvajt ishte edhe takimi me Dr. Waled Tabtabae, deputet në Parlamentin e Kuvajtit. Përveçse deputet, Dr. Tabtabae është pedagog i shkencave kuranore një mik i hershëm i AIITC. Instituti ka përkthyer dhe botuar në shqip veprën e tij “Komentimi i Kuranit dhe metodologjia e komentuesve të tij”. Pritja u zhvillua në zyrën e tij, në ambientet e Parlamentit të Kuvajtit. Biseda u përqendrua rreth lidhjeve të mira që kanë dy vendet dhe nevojën për një intensifikim të tyre.

Krijimi i lidhjeve bashkëpunuese me institucionet akademike e kulturore ishte një ndër objektivat kryesorë të vizitës së delegacionit të AIITC në Kuvajt. Me këtë rast, delegacioni u takuam me Prof. Suad Abdulwahab, Dekane e Fakultetit të Arteve në Universitetin Shtetëror të Kuvajtit. Asaj iu dhuruan disa nga botimet e AIITC dhe njëkohësisht u diskutua mundësia e hapjes se katedrës të gjuhës arabe pranë universitetit të Tiranës dhe mundësi tjera për bashkëpunim mes universiteteve në Kuvajt dhe Shqipëri.

Më pas delegacioni u takua me z. Ali Hussain Al Youha, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit kombëtar për Kulture, Art dhe Literaturë (National Council for Culture, Arts & Letters). Palët diskutuan vazhdimësinë e bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve dhe këmbyen literaturat dhe periodikeve që botojnë dy institucionet përkatëse.

E rëndësishme dhe miqësore gjatë kësaj vizite ishte dreka e shtruar nga hirësia e tij Dr. Adil Al Falah, ish Zv. Ministër i Vakëfeve dhe Çështjeve Islame në Kuvait, i cili ka qënë dhe mbetet njëri ndër mbështetësit kryesor të institucioneve dhe nismave kulturore e humanitare mes dy vendeve dhe popujve që nga vitet 90' e deri tani.

Gjate qëndrimit në Kuvajt delegacioni vizitoi edhe institucione tjera shtetërore e private, si Muzeu i Familjes Al Shamlan, familja Al Mutawa etj., vizita të cilat evidentuan edhe një herë se Kuvajti është një kontribues i rëndësishëm në Shqipëri, për zhvillimin shoqëror, ekonomik e kulturor.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2