wrapper

Tiranë, 28/11/2017

Me rastin e festës së pavarësisë kombëtare, Qendra Social – Kulturore Çetë organizoi me mbështetjen e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam zhvilluan takimin me temë “Roli i prijësve muslimanë në formimin e shtetit shqiptar”.
Takimin e hapi koordinatori i qendrave social kulturore pranë AIITC, njëherësh dhe përgjegjës i kurseve të kulturës islame, Pëllumb Jaupi. Ai theksoi rëndësinë e ngjarjeve të tilla historike dhe frymëzimin që buron prej tyre për të punuar në përmirësimin e realitetit të përditshëm. Më pas fjalën ia kaloi profesorit të historisë Xhaferr Xhihanit.

Ligjërata e shoqërua me një dokumentar fotosh historike, të cilat ilustruan përpjekjet dhe pjesëmarrjen e personaliteteve të fesë e të kulturës islame në Lëvizjen Kombëtare. Profesori theksoi, ndër të tjera, se roli intelektualëve dhe i hoxhallarëve shqiptarë është i pazëvendësueshëm në përhapjen e dijes dhe kulturës shqip. Hoxhë Muhamet Kyçyku, Hoxhë Hasan Tahsini, Said Najdeni etj., kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kultivimin e letërsisë dhe të gjuhës shqipe, me veprat e tyre letrare, gjuhësore e pedagogjike.

Hoxhallarët dhanë kontributin e tyre me penë e me pushkë për arritjen e pavarësisë dhe mbrojtjen e trojeve shqiptare. Mulla Idris Gjilani, Hoxhë Kadri Prishtina, Hafiz Vehbi Dibra, Hafiz Ali Korça, Sheh Ibrahim Karbunara, Ferit Vokopola, Ismail Efendi Ndroqi, Hafiz Ibrahim Dalliu etj., mbeten shembuj të shkëlqyer në këtë drejtim.

Takimi arriti të nxjerrë në pah për të pranishmit rëndësinë dhe peshën e hoxhallarëve shqiptarë përgjatë viteve në formimin shtetit shqiptar, duke u nisur nga parimi se dashuria për atdheun është pjesë e besimit.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2