wrapper

Nga data 19 deri më 23 të muajit prill zhvilloi punimet Konferenca e 7-të Ndërkombëtare e Gjuhës Arabe, e organizuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Gjuhës Arabe nën kujdesin e Shkëlqesisë së Tij Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, Zëvendës President i Emirateve të Bashkuara Arabe, Kryeministër dhe Emir i Dubait.

Konferenca pati një pjesëmarrje të gjerë, çfarë vërehet në faktin se në punimet e saj ishin të pranishëm jo më pak se 2000 kërkues të specializuar në gjuhën arabe. Gjithsej u zhvilluan 131 seanca shkencore, ku u paraqitën 800 kumtesa dhe studime rreth gjuhës arabe, të ardhmes dhe risive të saj. Po ashtu, mes pjesëmarrësve kishte përfaqësues nga 80 shtete të ndryshme, midis të cilëve ishte edhe Drejtori i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam, Prof. as. Dr. Ramiz Zekaj.

Kjo është konferenca më e rëndësishme ndërkombëtare rreth gjuhës arabe. Punimet e saj, përveç seancave shkencore, dëshmuan edhe një sërë mbledhjesh zyrtare mes organizatave dhe organeve anëtare të Këshillit, si edhe organizimin për herë të parë të një panairi rreth arabishtes. Qëllimi kryesor i konferencës ishte promovimi i studimeve shkencore në të gjitha specializimet e gjuhës arabe, si dhe krijimi i kushteve të nevojshme për vendosjen e komunikimit midis studiuesve të gjuhës arabe nga vende dhe mjedise të ndryshme akademike. Një prej pikave të rëndësishme mbi të cilën u vu theksi ishte ndërgjegjësimi për rëndësinë që përmban gjuha arabe në të gjitha rangjet e shoqërisë.

Në fund të aktivitetit u organizua edhe ceremonia e ndarjes së çmimin Muhamed Bin Rashid Al Mektum për studimet akademike më të spikatura, disa prej të cilave u rekomanduan të botoheshin, për shkak të vlerave të larta akademike.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2