wrapper

Për të dytin vit rradhazi Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Revistave Periodike, i cili po zhvillohet këto ditë në Stamboll.

Me pjesëmarrjen e qindra revistave të zhanreve shkencore, kulturore dhe artistike nga vende të ndryshme të botës, ky panair çeli siparin ditën e martë, datë 08 maj dhe do të qëndrojë i hapur deri më 13 maj.

Qëllimi i këtij panairi është për të bërë bashkë botues kombëtare, ndërkombëtarë, ku u ofron lexuesve të moshave të ndryshme mundësinë për tu njohur me revista të reja dhe me autorët e tyre.
I pari në llojin e tij, ky panair mirëpret më shumë se 200 periodikë, numër ky gjithnjë e në rritje nga viti në vit.

Instituti AIITC përfaqësohet me revistën shkencore - kulturore “Univers”, Buletinin “Qytetërimi islam”, si dhe me revistat “Familja” dhe “Foleza jeshile” organe të Shoqatës Kulturore “Gruaja”.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2