wrapper

E shtunë, 30.06.2018

Botës islame por edhe asaj intelektuale do t'i mungojë një nga figurat dhe personalitetet më të shquara, me një kontribut të madh në fushën e studimeve islame. Ai është historiani turk Fuat Sezgin, i cili u nda nga jeta në moshën 95 vjeçare, duke lënë pas një krijimtari të pasur, por edhe dy institucione mjaft të rëndësishme, në shërbim të studiuesve të shkencës dhe kulturës islame. Ai lindi në Turqi në vitin 1924 dhe u shqua si një nga studiuesit më të rëndësishëm të trashëgimisë arabo – islame në nivel botëror.

Sezgin konsiderohet student i orgjentalistit gjerman Hellmut Ritter, i cili e bindi të merrej me studimin e historisë islame. Pas mësimit të gjuhës arabe, nën drejtimi e Ritter-it Sezgini mbrojti dotoraturën e tij me tezën “Burimet e Buhariut”, të cilën e botoi në vitin 1956. Ndërsa në vitin 1954 filloi punën si profesor në Universitetin e Stambollit.

Pas grushtit të shtetit në Turqi, ai u shpërngul në Gjermani në vitin 1961 dhe filloi të punonte si profesor vizitor në Universitetin e Frankfurtit. Në vitin 1965 prezantoi në Universitetin e Frankfurtit doktoraturën e dytë rreth kimistit arab Xhabir bin Hajjan.

Në vitin 1982, Sezgin themeloi Institutin e Historisë së Shkencave Arabe Islame. Sot Instituti strehon koleksionin më të plotë të teksteve mbi historinë e shkencës arabo-islame në botë. Në vitin 1983 Sezgin gjithashtu themeloi një muze unik brenda institutit, duke mbledhur së bashku më shumë se 800 kopje të instrumenteve historike shkencore, vegla dhe harta, kryesisht që i përkasin Epokës së Artë të shkencës islame. Historiani i njohur zotëronte 27 gjuhë të reja e të vjetra, mes të cilave ishin sirianishtja, hebraishtja, latinishtja, arabishtja etj. Para se të vdiste ai ishte duke punuar me vëllimin e 18 të veprës së tij “Hitoria e Trashëgimisë Arabe”. Kjo vepër mbetet referencë mbi historinë e shkencës dhe teknologjisë në botën islame.

Në gjuhën shqipe është sjellë një vepër shumë e rëndësishme e tij, me titull "Epoka e madhe e panjohur”. Ndërsa Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam ka në proces botimi 5 vëllime nga vepra e tij voluminoze “Shkenca dhe Teknika në Islam”. Aktualisht janë përkthyer dhe redaktuar 4 vëllime të kësaj vepre që shumë shpejt do të jenë në duart e lexuesve, ndërsa vëllimi i pestë është ende në proces.

Kontributi i madh në historinë islame dhe veprat e tij të njohura botërisht, do të mbeten një pasuri e pashoqe në shërbim të njerëzimit.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2