wrapper

 

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam fton çdo konkurrent të marr pjesë në konkursin e përvitshëm “ Çmimi AIITC " i cili organizohet për të njëmbëdhjetin vit.

Ky është një nga konkurset më të rëndësishëm, që vlerëson prurjet e krijimtarisë së një viti kalendarik dhe stimulon studiuesit, artistët dhe talentet e reja, për kontributin që sjellin në shkencë, art e kulturë.

Me objektivitet të plotë, do të vlerësohet puna krijuese dhe hulumtuese, gjatë periudhës kohore qershor 2017 – shtator 2018, për tre kategoritë kryesore:

* Libri më i mirë i vitit në gjuhën shqipe, që trajton tema në fushën e shkencës, artit dhe kulturës islame.
* Peizazhi më i bukur në penelat e piktorëve shqiptarë.
* Krijimtaria më e arrirë nga moshat e reja. Cikël poetik (poezi, prozë ose ese)

Cilat janë kushtet dhe kërkesat?

Kriteret për konkurrim:

Punimet që paraqiten për konkurrim, duhet të plotësojnë këto kritere:

✨ Të jenë krijime origjinale, të botuara ose të pabotuara (në rastin e krijimtarisë së moshave të reja).

✨ Të jenë krijime dhe botime të periudhës së konkurrimit.

✨ Të kenë mesazhe në dobi të shoqërisë dhe të përcjellin fakte shkencore.

Kandidimet duhet të përfshijnë:

1. Një jetëshkrim të shkruar të konkurrentit, ku të jepen hollësi për formimin dhe përvojën profesionale.
2. Pesë kopje të librit konkurrues, pesë kopje të ciklit poetik.
(librat konkurrues dhe kopjet e ciklit poetik nuk i kthehen mbrapsht konkurrentit).
3. Pikturat konkurrente i kthehen konkurrentëve, me përjashtim të pikturës fituese.
4. Një fotografi të kandidatit, e kohëve të fundit, në letër mat dhe me përmasa 4x6 cm.
5. Dorëzimi i formularit të regjistrimit, me të dhënat përkatëse të kandidatit.

Tërhiqni kopjen tuaj të broshurës duke klikuar këtu:

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2