wrapper

Libroteka AIITC është pjesë e ambienteve të Institutit të Mendimit dhe Qytetërimit Islam me vendndodhje në Tiranë e themeluar në vitin 1996.

Si djep i madh kulture, kjo librotekë nga viti në vit u pasurua me hapa xhigandë dhe radhitet ndër librotekat më të pasura të vendit.

Autorë dhe shkrimtarë, miq, shtëpi botuese, akademikë e diplomatë ishin donatorët e parë që dhanë kontributin e tyre në pasurimin e kësaj libroteke. Gjithashtu pjesë e pasurimit e kësaj libroteke janë dhe individë apo institucione të huaja të vendeve europiane apo të vendeve të lindjes.

Libroteka e AIITC me një hapësirë të gjerë dhe kushte komode për lexuesin është si një derë e hapur për çdo vizitor.

Tani për tani kjo librotekë shënon rreth 10.000 tituj të ndryshëm librash. Disa nga këto kategori janë: Enciklopedi, shkencë, fe, histori, biografi, kulturë, periodikë fjalorë, letërsi shqipe dhe letërsi e huaj, revista për fëmijë, gazeta etj. Përveç literaturës në gjuhën shqipe, lexuesi në këtë librotekë gjen literaturë në gjuhën angleze, arabe, boshnjake si dhe italiane.

Pasuri e trashëguar ndër shekuj ndodhet në raftet e kësaj libroteke duke numëruar 200 tituj librash e dorëshkrime të hershme që i përkasin trashëgimisë Islame.

Gjithashtu dhe libra të tjerë si ''Kanunorja e Tabakëve të Elbasanit, më e vjetra në Ballkan gjatë sundimit Osman dhe është hartuar më 14 maj 1657. Gjithashtu këtë fushë e pasuron edhe ''Përmbledhja mbi teorinë dhe praktikën e Arteve mekanike e cila ka një hershmëri prej 800 vitesh.

Libroteka AIITC nuk është vetëm një koleksion librash apo periodikësh por është organi kryesor i AIITC në promovimin e vlerave të autorëve, në organizimin e seminareve apo simpoziumeve ku në objektivat e saj qëndron përhapja e dijes e filozofisë me gjithë nënfushat e tyre, në ndihmesë të studentëve, akademikëve, shkrimtarëve etj.

Përveç literaturës së pasur kjo librotekë ka fondin e saj të librit ku numërohen rreth 1000 tituj librash, revistash dhe periodikësh.

Fondi i librit të kësaj libroteke nën moton ''Libri është pasuri '' ka për qëllim përhapjen e kësaj pasurie në të tjera libroteka të vendit e më gjerë.

Libroteka e AIITC e sistemuar sipas rregullit ndërkombëtar të sistemimit të librit është vendosur me fond të hapur për lexuesin ku krijon kushte për informim të gjithë anshëm të tyre.

Libroteka e AIIC grumbullon literaturë që përfshin të gjitha fushat e dijes duke krijuar mundësi për shfrytëzim të barabartë të bibliotekës nga të gjitha kategoritë e lexuesve pavarësisht, moshës, kombësisë apo pozitës shoqërore.

Libroteka AIITC shërben si një institucion kulture në shërbim të lexuesit duke i krijuar atij kushte për hyrje të lirë në informacion ku burimet e informacionit shtohen çdo ditë.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2

 

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family