Autorët: Dr. Bep Jubani, Dr. Hysni Myzyri
Dr. Iljaz Gogaj, Dr. Fehmi Rexhepi
Prof. Dr. Ramiz Abdyli
Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu
Prof. Dr. Beqir Meta
Numri i faqeve: 438

Botues: AIITC

Në botimin “Historia e Shqipërisë dhe e Shqipëtarëve” për herë të parë jepet një histori e shkurtër e shqiptarëve, e pavarur dhe e pandikuar nga politika partiake.
Në këtë libër përfshihet historia e shqiptarëve në të gjitha trevat e veta etnike (Shqipëri, Kosovë, Maqedonia e sotme Perëndimore, Çamëri, Mal të Zi dhe Serbia jugore) dhe në mbarë diasporën shqiptare në botë. Në të trajtohen, në mënyrë të përmbledhur, historia politike, ekonomike dhe kulturore e të gjitha periudhave, nga lashtësia deri në fillim të viteve ’90 të shekullit XX.
Për përgatitjen e këtij botimi ka punuar një grup historianësh nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Çamëria, specialistë të njohur të periudhave historike përkatëse.
Autorët janë përpjekur të sintetizojnë arritjet më të mira të shkencave albanologjike në dekadat e kaluara. Në të njëjtën kohë ata kanë rishikuar dhe rivlerësuar shumë teza e interpretime të politizuara të historiografisë së mëparshme komuniste shqiptare, veçanërisht për historinë e periudhës bashkëkohore, nga krijimi i shtetit të pavarur shqiptar deri në ditët tona.
Në këtë kuadër janë bërë përpjekje që historia kombëtare e shqiptarëve të trajtohet me një metodologji shkencore objektive, duke shfrytëzuar edhe literaturën shkencore perëndimore për historinë e shqiptarëve të rajonit, e cila më parë është trajtuar në mënyrë tendencioze ose është injoruar fare.