Libroteka e AIITC

Libroteka AIITC u themelua në vitin 1996 dhe është një dritare e hapur e dijes për të gjithë dashamirësit e leximit. Zotëron rreth 20 mijë tituj librash të zhanreve të ndryshme, si enciklopedi, shkencë, fe, histori, biografi, kulturë, periodikë, fjalorë, letërsi shqipe dhe letërsi e huaj, revista për fëmijë, gazeta etj. Si e tillë, ajo mund të shfrytëzohet nga të gjitha kategoritë e lexuesve, pavarësisht moshës, kombësisë apo pozitës shoqërore.

Nga viti në vit, ajo u pasurua përmes kontributit të shkrimtarëve, shtëpive botuese, akademikëve e diplomatëve, individëve apo institucione të huaja nga vendet europiane apo vendet e lindjes.

Libroteka AIITC ka një fond të veçantë prej 1 mijë tituj librash për dhurim, që shpërndahen çdo vit për pasurimin e shkollave dhe bibliotekave kombëtare, në çdo cep të Shqipërisë.

Sot ajo radhitet ndër librotekat më të pasura të vendit, me një hapësirë të gjerë e kushte komode, që vizitohet çdo ditë nga dhjetëra lexues. Përveç literaturës në gjuhën shqipe, lexuesi gjen literaturë në gjuhën angleze, arabe, turke, boshnjake, italiane etj.