wrapper

Fjala është një nga fuqitë kryesore që Zoti i ka dhuruar njeriut, në mënyrë që të kuptojë, të mendojë dhe të shprehë mendimet e tij, të tregojë paraqitjet e tij dhe atë që ndjen nga reagimet e tij. Kështu e nis librin “Studime kontrastive mes arabishtes dhe shqipes në fushën e fonologjisë” profesori i nderuar Qemajl Morina, pedagog i Fakultetit të Studimeve Islame, që u nda nga jeta vetëm disa ditë më parë. Ky është libri i tij i fundit dhe pritet të dalë së shpejti nga shtypi. Botimi i këtij studimi ishte një dëshirë e kahershme e autorit, që po bëhet realitet, falë financimit të Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam.

Libri është tema e magjistraturës së Prof. Dr. Qemajl Morinës, e mbrojtur në Universitetin e Kajros, në vitin 1979. Ky studim, i pari i këtij lloji, ka për qëllim që, përmes përshkrimit të strukturës fonetike në gjuhën arabe dhe atë shqipe, të vërehen aspektet e ngjashmërisë dhe të ndryshimeve mes dy gjuhëve. Gjithashtu është një përpjekje për të parashikuar një numër gabimesh që mund të bëjnë studentët shqiptarë gjatë mësimit të gjuhës arabe, si dhe studentët arabë gjatë mësimit të gjuhës shqipe, duke synuar paraqitjen e zgjidhjeve për tejkalimin e këtyre problemeve. Pra, qëllimi i librit është hulumtimi i strukturës fonetike në gjuhën arabe dhe në gjuhën shqipe, në nivel të gjuhës letrare.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2