wrapper

1Libroteka e AIITC vijon me sukses projektin për pasurimin e fondit të saj me literaturë nga gjuhë dhe kultura të ndryshme të botës, me synimin për të qenë një qendër ku studiuesit, intelektualët dhe studentët të gjejnë atë që u intereson. Një burim i rëndësishëm për realizimin e këtij projekti është bashkëpunimi me ente, organizata e institucione akademike, shkencore e kulturore, të cilat zhvillojnë veprimtari botuese. Në këtë kontekst, gjatë muajit shkurt Librotekës së AIITC iu shtuan tituj të rëndësishëm, botime të Fondacionit Humanitar "Zayed Bin Sultan Al Nahayan". Titujt janë si vijon:
enciklpEncikliopedia: "Ma'lamat Zajid lil kavaid el-fikhijja vel usulijja" (Enciklopedia "Zayed" e rregullave dhe parimeve të jurisprudencës islame) 42 vëllime.
Përgatiti: Akademia Ndërkombëtare e Jurisprudencës Islame
Viti i botimit: 2013
Gjuha: ArabishtKjo enciklopedi është përmbledhja e një pune shkencore voluminoze sistematike unike disavjeçare për regjistrimin e parimeve dhe rregullave të së drejtës islame sipas tetë shkollave të saj. Si e tillë ajo vlerësohet të jetë një referencë e rëndësishme për të gjithë ata që e duan dijen dhe janë të interesuar të njihen me legjislacionin islam.Ideja e kësaj enciklopedie buron nga mendjet e dijetarëve dhe juristëve të botës islame, kur u themelua Akademia Ndërkombëtare e Jurisprudencës Islame në vitin 1998, nën udhëheqjen e Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), si institucion referencë fetar i Botës Islame. Kjo organizatë ishte pjesë e përpjekjes së përbashkët për çështjet e reja dhe të precedentëve ligjore që nuk kishin ekzistuar më parë, nuk njiheshin nga juristët e botës islame dhe të cilat ishin të domosdoshme për zhvillimet e jetës bashkëkohore. Bota islame në shekullin e kaluar ka njohur shumë enciklopedi të përgatitura nga të tjera institucione shkencore dhe nga individë me integritet të lartë. Vetëm se kjo përmbledhje udhërrëfyese, në formë dhe përmbajtje është krejt e veçantë. Si punë, ajo është paraprirë në historinë bashkëkohore islame vetëm nga përmbledhja "El-Ahkam el-Adlije" në kohën e Perandorisë Osmane. Ajo çfarë e bën të veçantë këtë udhërrëfyes janë dy pika tepër të rëndësishme. E para, enciklopedia lidhet me parimet themeltare të së drejtës islame dhe nuk trajton nëndegët e saj. E dyta, lënda e këtij udhërrëfyesi është përftuar nga 8 shkollat më të njohura dhe të pranuara në mesin e botës islame, të cilat janë: shkolla hanefite, malikite, shafi'ite, hanbelite dhe dhahirite të islamit sunit, shkollat zejdite dhe xha'ferite të islamit shiit dhe shkolla ibadite. Kjo metodologji nxjerr në pah dimensionin e përafrimit mes këtyre 8 shkollave, sikurse synon të nxjerrë në pah edhe unitetin e gjithë botës islame. Ajo bën të qartë se dallimet mes shkollave janë një pasuri e Islamit, jo thjesht një relikte.
fjaloriFjalori i gjuhës arabe "Mu'xhem Zayed"
Përgatiti: Fondacioni "Zayed"
Viti i botimit: 2012
Nr. i faqeve: 1178
Fjalorët gjuhësorë janë rojtarët e gjuhës dhe shprehive të saj, janë referencë për kërkuesit në mënyrë që t'i pasurojnë shkrimet e tyre me kuptime dhe domethënie të bukura letrare. Ato na njohin me morfologjinë e fjalëve dhe rendin e tyre, format e përdorimit të tyre në gjymtyrët e fjalive. Ndoshta, arabët janë prej popujve të hershëm të cilët kanë vendosur fjalorë dhe i kanë dhënë rëndësi të madhe kësaj fushe. Fjalori "Zayed" vjen si një përpjekje bashkëkohore për sqarimin e shprehive, të arritshme për nivelin e studentëve dhe hulumtuesve, i përshtatshëm për aftësitë dhe nivelin e perceptimit të tyre edhe shumë i lehtë në nxënie.
Monografia "El-Nebta el-katila" (Bima vrasëse)
Autor: Dr. Muhammed Ali Danavi
Viti i botimit: 2010
Nr. i faqeve: 382
3Duhani dhe substancat narkotike janë fenomene sfilitëse të cilat i janë vërsulur me gjithë mizorinë e vet gjithë shoqërisë njerëzimit ku në të bëjnë pjesë arabët edhe muslimanët. Kjo bimë vrasëse bashkë me familjen e bimëve narkotike, me substance të shtuara në të ose jo, janë shndërruar një ndër faktorët më të dëmshme edhe më të rrezikshme që ekspozohet ndaj tyre shëndeti i njeriut, duke u bërë burim i shumë sëmundjeve dhe fatkeqësive për shoqërinë, të cilat nuk numërohen që të përkufizohen. Libri është një studim shkencor rreth duhanit, pijeve alkoolike dhe lëndëve narkotike, flet për sëmundjet që ato shkaktojnë dhe paraqet mënyrën e trajtimit të këtyre sëmundjeve nga ana fetare dhe shkencore.

 

 

 

 

 






 

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2