wrapper

Shkëmbimi ndërkulturor me institucione dhe organizma të ndryshëm në vend dhe jashtë tij është objektiv i rëndësishëm i veprimtarisë së Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam. Një nga format e këtij bashkëpunimi është shkëmbimi i vazhdueshëm i botimeve dhe i literaturave përkatëse. Në këtë kontekst, Libroteka e AIITC u pasurua me një kontingjent të pasur librash të dhuruara nga libraria ''Al Warraq", në Xhedda të Arabisë Saudite.

Këta libra ishin pjesë e panairit të librit të përdorur, i cili organizohet çdo vit Xhedda nën moton "Karvani i Mirësisë" dhe të ardhurat nga shitjet e librave u dhurohen fondacioneve të ndryshme që kujdesen për fëmijët jetimë. Gjatë frekuentimit të panairit nga përfaqësues të AIITC, organizatorët i dhuruan Librotekës së AIITC rreth 100 tituj librash në gjuhën arabe. Literatura e dhuruar është e larmishme dhe përfshin tematika nga gjuhësia dhe letërsia arabe, nga jurisprudenca dhe mendimi islam, si dhe studime historike, analiza politike, trajtesa fetare e kulturore etj.

Shumica e librave janë të autorëve bashkëkohorë dhe të mirënjohur në botën arabe si: Muhammed el-Gazali (libri "Probleme në mënyrën e jetesës islame"), Mustafa Mahmud (libri "Vështrime mbi Teuratin"), Selam Aude (me një trajtesë mbi Haxhin), Taha Husjen (libri "Gruaja në Islam") etj. Por nuk mungojë edhe autorët klasikë, si imam Ebu Hamid el-Gazali (Vëllim me poezi të përzgjedhura), imam el-Sujuti (Traktat mbi ekzistencën e xhindeve) etj.

Lexuesit arabishtfolës kanë rastin të njihen me këto botime, të cilat do t'u shërbejnë për zgjerimin e mëtejshëm të kulturës së tyre dhe për kërkime në mendimin bashkëkohor islam. përveç literaturës së re, Libroteka e AIITC ofron një fond të gjerë me libra në gjuhën arabe, që përfshijnë vepra voluminoze në shkencat islame dhe në fushat e tjera të dijes. Vend qendror zënë botimet në shkencat e Kuranit, të hadithit dhe të jurisprudencës islame, si dhe trajtesat e çështjeve të ndryshme bashkëkohore.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2

 

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family