wrapper

Libroteka AIITC, që në fillimet e saj, ka ftuar autorët, botuesit, studiuesit, por edhe lexuesit, të ndihmojnë në pasurimin e saj, si pjesë e projektit: ‘’Dituria është thesar që shtohet duke e ndarë me të tjerët’’. Kësaj ftese i janë përgjigjur shumë dashamirës të librit, jo vetëm nga trojet tona, por dhe nga Ballkani e më gjerë.

Konkretisht, librotekës AIITC i është dhuruar një kontigjent prej 225 librash nga qendra kulturore ‘Hoxha Abdulkadir Arnaut’, në Prishtinë. Librat e dhuruar nga drejtuesi i kësaj qendre, Mahmud A. Arnauti, i përkasin fushave të ndryshme të dijes fetare. Ata bartin vlera të veçanta për lexuesit dhe për studiuesit e fesë islame. Autori Mahmud A. Arnauti është prej vitesh një nga bashkëpunëtorët e AIITC-së në fushën e botimeve.

Autori tjetër nga Gjakova, Dr. Ali F. Iljazi, me përvojë disavjeçare në fushën e islamistikës, mjekësisë e përkthimit, i dhuron librotekës AIITC disa tituj librash, ndër të cilët, disa mbajnë autorësinë e dr. Ali F. Iljazi dhe disa janë përkthime të tij. Ndër to, përmendim: ‟Kurani - prijatar i shkencës’’, ‟Kurani famëmadh nga këndvështrimi shkencor’’, “Trajtesa të zgjedhura islame dhe shkencore’’, ‟Pendimi’’, “Kamareja e Dritës’’.

Dr. Ali Iljazi është shpesh edhe pjesë e aktiviteteve që organizon instituti ynë. Më i fundit i tyre ishte ekspozita “Mrekullitë shkencore të Kuranit”, ku dr. Iljazi mbajti një referim shkencor për lidhjen mes Kuranit dhe shkencës, me temë: ‟Mrekullitë e Kuranit në dritën e njohurive të reja shkencore’’.

Libroteka AIITC shpreh mirënjohje të thellë ndaj të gjithë dhuruesve të lartpërmendur dhe fton lexuesit e saj të vijnë e të shfletojnë e studiojnë këta tituj të rinj.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2

 

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family