wrapper

Libroteka e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam (AIITC) vijoi ciklin e takimeve artistiko-letrare “Bisedë me autorin” ditën e premte, dt. 09.10.2015. I ftuari i radhës ishte Fatmir Muja, poet dhe producent i njohur artistik, me veprimtari në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë.
Autori që deri më sot kishte mbajtur vetëm kontakte virtuale me publikun, pati rastin që të takohej me disa prej lexuesve të tij në mjediset e librarisë “Tirana Times”.
Takimi i zhvillua në formën e një bisede të lirë, e ndërthurur me recitime nga poezitë e autorit dhe me shfaqje fragmentesh nga disa prej produksioneve të tij artistike. Bisedën ai e quajti qëllimisht “muhabet” dhe më pas shpjegoi etimologjinë e kësaj fjale, e cila vjen nga gjuha arabe dhe do të thotë “dashuri”, madje “forma më e lartë e dashurisë”. Sipas tij dashuria ndahet në tri pjesë dhe më e larta është ajo hyjnore.
Nëpërmjet bisedës poeti u përcolli të pranishmëve përvojën dhe përjetimet e tij, si dhe pikëpamjet e tij filozofike mbi artin, të vërtetën dhe fjalën. Sipas tij, ndjesitë e njeriut nuk mund të përshkruhen dot me fjalë dhe artistët, të cilët janë më të aftët në të shprehur, arrijnë të përcjellin deri në 50 për qind të asaj që përjetojnë.
Më tej ai foli për të natyrshmen dhe të mbinatyrshmen, për ideologjinë dhe përshpirtshmërinë, për besimin dhe mendimin. Të gjitha këto tema janë subjekte të krijimeve të tij. Në takim u recituan disa poezi dhe fragmente të shkëputura nga krijimtaria e autorit. Pas çdo recitimi ai shtjelloi e komentoi për auditorin vargje, ide dhe këndvështrime, duke nxitur debat dhe diskutim nëpërmjet provokimit.
Duke qenë se vepra artistike e z. Muja nuk është e përmbledhur në libra, por është publikuar në formë digjitale, të pranishmit e pyetën nëse kishte në plan të nxirrte ndonjë botim. Ai u përgjigj se po mendohej dhe ndoshta në të ardhmen poezitë e tij do të shohin dritën e botimit. Në fund të takimit bisedat mes autorit dhe auditorit vijuan më nga afër nën shoqërinë e një kokteji të shtruar me këtë rast.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2

 

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family