wrapper

Tiranë, 05.12.2016 

E njohur për veprimtarinë e saj disavjeçare në hulumtimin dhe evidentimin e trashëgimisë librore islame te shqiptarët e më gjerë, Qendra Kulturore “Abdulkadir Arnauti” me seli në Prishtinë dhuroi 250 kopje librash nga botimet e e veta për Librotekën AIITC. Në këtë kontingjent bënin pjesë nëntë tituj librash në gjuhën arabe, që kjo qendër i ka botuar nën kujdesin e studiuesit dhe hulumtuesit të trashëgimisë islame, Mahmud Abdulkadir Arnauti. Titujt e tyre janë si më poshtë:

1- Libri “Ilham el-Mu’in bi sherh el-erbei’n”, me autor Mahmud Abdul Kadir Arnauti, botimi i katërt, Prishtinë 2016. Libri komenton 40 citate të Profetit Muhamed (a.s.), të cilat konsiderohen si bazat e besimit, të praktikës rituale dhe të etikës shpirtërore e morale islame. Citatet janë të marra nga libri i njohur si “Dyzet hadithet”, nga dijetari i shquar i shek. XIII, Imam Neveviu.

2- Libri “El-Kavaid el-Hisan li Tefsir el-Kuran”, me autor Abdurrahman bin Nasir es-Sa’adi, botimi i parë prishtinë 2016. Libri flet për rregullat e që duhet të respektojë kushdo që niset të intepretojë dhe të shtjellojë kuptimet e Kuranit.

3- Libri “Esh’her Ulema’ el-Hadith esh-Sherif min el-Albanijin el-Muasirin”, me autor Mahmud Abdul Kadir Arnauti, botimi i parë, Prishtinë 2013. Libri flet për tre dijetarët e njohur shqiptarë të shkencës së hadithit në kohën moderne: Muhamed Nasirudin Albani, Abdulkadir Arnauti dhe Shuajb Arnauti.

4- Libri “Lem’atul I’tikad: el-Hadi ila Sebil er-reshad”, me autor Muvvafek ed-Din Ibn Kudame el-Makdesij, botimi i tretë, Prishtinë 2016. Libri është sintezë e parimeve të kredos islame.

5- Libri “El-Vexhijz fi Menhexh es-Selef es-Salih”, me autor Abdul Kadir Arnauti, botimi i parë, Prishtinë 2015. Libri është një orientim i përmbledhur për rrugën e brezave të muslimanëve të parë.

6- Libri “Metn el-Erbein en-Nevevije”, me autor Imam Neveviun, botimi i tretë, Prishtinë 2015. Libri përmban 40 citime nga fjalët e Profetit Muhamed (a.s.).

7- Libri “Athar El-Muhadith Shejth Abdul Kadir Arnauti”, me autor Muhmud Arnauti, botimi i parë, Prishtinë 2016. Libri flet për jetën dhe veprimtarinë e dijetarit të shquar shqiptar në lëmin e shkencave islame, Sheh Abdul Kadir Arnauti.

8- Libri “Athar El-Ustadh el-Muhakik Muhmud Abdul Kadir Arnauti”, me autor Safuan Arnauti dhe Bilal Arnauti, botimi i parë, Prishtinë 2016. Libri flet për jetën dhe veprën e studiuesit të trashëgimisë librore islame Mahmud Abdul Kadir Arnauti.

9- Libri “Risaletu Himetul Himam fi Neshr Islam” me autor Sami Frashëri, botim i parë, Prishtinë 2014. Është një libër i rrallë në gjuhën arabe, i shkruar nga rilindësi i madh Sami Frashëri dhe që flet për përhapjen e Islamit dhe rëndësinë e saj.

Vlerat që bartin këto libra janë pasuri për çdo lexues, prandaj Libroteka AIITC përveç tirazhit që do të vërë në dispozicion të lexuesit të saj, pjesën tjetër të librave do ta dhurojë për bibliotekat e ndryshme të xhamive, medreseve, shoqatave apo qendrave islame anembanë vendit.
Libroteka AIITC shpreh vlerësim dhe falenderim të veçantë për drejtuesin e Qendrës Kulturore “Abdulkadir Arnauti” z. Mahmud A. Arnauti.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2