wrapper

Tashmë raftet e Librotekës së AIITC, pasurohen me disa vepra të orientalistit të mirënjohur Dr. Feti Mehdiu, i cili njihet si një nga përkthyesit e Kuranit Famëlartë në gjuhën shqipe, e pikërisht autori na dhuron botimin e fundit të Kuranit me titull: “Kurani Kerim përkthyer shqip nga Feti Mehdiu”.

Vepër tjetër e autorit të sipërpërmendur është libri “Sahihul Buhari”. Ky libër është përkthyer nga gjuha arabe në shqip nga Dr Feti Mehdiu. Në të lexuesi do të gjejë, hadithet në gjuhën origjinale arabe dhe të përkthyera në shqip me mjaft mjeshtëri.

"Reflektime të luftës së Shqiptarëve për Pavarësi 1389 - 1999" është një tjetër vepër e autorit, të cilën e botoi me rastin e 100 vjetorit të Pavarsisë.

“Kërçova në histori” dhe “Kërçovarët për Kërçovën” janë dy librat e ndryshëm të autorit kërçovar Dr. Feti Mehdiut. Në njërin nga këto libra vet autori shkruan një detikim:
“Mësuesve të parë shqiptarë që mbëltuan pemën e dijes e të vetëdijes kombëtare në Kërçovë…
Me respekt të thellë e të sinqertë një filiz i asaj peme”.

Një tjetër vepër e Dr. Feti Mehdiut është libri me titull “Hafizët tanë gjatë Historisë”. Në hyrje të këtij libri autori shpjegon se në këtë libër bëjnë pjesë të gjithë ata hafizët që i përkasin Gadishullit Ilirik, pavarësisht kur dhe ku kanë jetuar. Të gjithë i konsideroj hafizët tanë”.

Libroteka AIITC përgëzon Dr. Feti Mehdiu për botimet e tij, gjithashtu vlerëson kontributin e dhënë për pasurimin e Librotekës së AIITC.

Libroteka AIITC mirëpret çdo autor, i cili dëshiron që botimet e tyre të përhapen dhe të trashëgohen brez pas brezi, me qëllim kultivimin dhe përhapjen e dijes ndër shqiptarë e më tej.

Tagged under

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2