wrapper

Cikli i aktivitetit kulturor "Bisedë me autorin" zhvilloi mbrëmjen e së mërkurës, dt. 8.7.2015, në ambientet e Hotelit “Mondial” takimin e radhës me shkrimtarin nga Kosova Avni Tafili. Autori është i njohur për veprat e tij me përsiatje të thella shpirtërore dhe refleksione që frymëzohen nga tekstet burimore dhe literatura filozofike e doktrinore islame. Në këto vepra ai spikat si teolog i mirëfilltë që sintetizon bukur njohuritë fetare të përfituara nga studimet në Universitetin e El-Ez'herit, me talentin e lindur letrar.

Pavarësisht moshës së re, Avni Tafili është autor i qindra shkrimeve dhe i katër librave me ese.Në to ai ka trajtuar shumë tematika sociale e fetare, mes të cilave ka shkruar edhe për muajin e bekuar të Ramazanit. Duke u nisur nga ky fakt, Libroteka e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam mblodhi miqtë e rrethit të saj letrar për të dëgjuar nga autori një prej përsiatjeve të tij me temë “Ramazani, tranzicion apo tradicion”, të cilën e ka botuar në kuadër të librit të tij “Zëri i zgjimit”.

Me një stil të ndryshëm nga ai tradicional, autori shtjelloi përpara auditorit konceptet dhe aspektet kryesoret agjërimit, si filozofi dhe të Ramazanit si një periudhë e bekuar kohore në përpjekjet e njeriut për t’u vetëpërsosur në rrugëtimin e tij drejt Zotit.

“Koncepti i agjërimit – theksoi z. Tafili, - nuk duhet të kuptohet thjesht si uri dhe etje, por si një fazë tranzitore ngjitëse, që pritet ta kalojë njeriun në një gradë më të lartë sesa ishte më parë dhe më të mbushur shpirtërisht e fetarisht.”

Termi “es-sijam”, që ne lehtazi e përkthejmë “agjërim”, në arabisht ngërthen një kuptim më të gjerë. “Es-sijam” është gjithashtu edhe ‘shtim, mbjellje, kultivim etj’. Ramazani lypset të jetë për muslimanin ‘sezoni i mbjelljes’, stina e kultivimit të durimit, dashurisë, modestisë, vullnetit, ndihmës, bujarisë, shpresës dhe devotshmërisë ndaj Allahut, Zotit të Gjithësisë.

Ligjërata e mbajtur në orën e fundit të ditës së agjërimit shërbeu vërtet si një shtysë për reflektim, si një shkundje prej ndonjë grimce pluhuri monotonie, që mund të kapë agjëruesin, atëherë kur Ramazani ka hyrë në fazën e tij përmbyllëse. Të pranishmit patën rastin të shihnin edhe disa ekstrakte nga libri “Zëri i zgjimit” në formën e një materiali audiovizual, të cilin autori e kishte realizuar enkas për lexuesit e tij.

Në fund të takimit, AIITC shtroi një iftar për të gjithë pjesëmarrësit në aktivitet.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2

 

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family