wrapper

Tiranë, 30.03.2017
Instituti Ndërkombëtar i Mendimit Islam (IIIT) i dhuroi së fundmi Librotekës së AIITC një seri librash me titull “Librat më të rëndësishëm që kanë ndikuar në mendimin islam gjatë shekujve XIX-XX”. Seria përmban shtatë libra në gjuhën arabe dhe është botuar në vitin 2016.
A mundet që një libër të ndikojë në mendimin dhe zhvillimin e një kombi, të një populli, të një bashkësie? Kësaj pyetjeje synon t’i përgjigjet seria në fjalë, duke marrë si shembull bashkësinë botërore të muslimanëve, e cila e pati zanafillën e saj nga libri i shenjtë i Kuranit, që iu shpall Profetit Muhamed (a.s.).

Për këtë qëllim, seria ofron një ekspoze të librave më të rëndësishëm që kanë ndikuar në historinë e muslimanëve, pozitivisht a negativisht, gjatë shekujve XIX dhe XX. Në shtatë vëllimet e saj, ajo përpiqet të japë një vështrim analitik dhe kritik mbi një numër librash të përzgjedhur, sipas kritereve të ndikimit pozitiv a negativ në mendimin islam bashkëkohor.

Seria trajton libra nga fusha të ndryshme, midis të cilave janë: tematika nga jurisprudenca dhe kultura islame, tematika nga mendimi dhe filozofia, tematika nga politika dhe çështjet sociale, tematika nga historiografia dhe letërsia. Në secilën prej këtyre fushave merren në shqyrtim librat më të rëndësishëm dhe autorët e tyre, duke ofruar kështu një prezantim gjithëpërfshirës.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2