wrapper

Libroteka AIITC, në kuadër të projektit “Shtëpia e librit”, mirëpriti lexues e nxënës të shkollës jopublike “Hafiz Ibrahim Dalliu”.

Lexuesit e rinj vizituan mjediset e Librotekës dhe, së bashku me përgjegjësen Afërdita Hyseni, u njohën me shumëllojshmërinë e librave dhe botimeve që kjo librotekë përmban. Ata gjithashtu u informuan edhe mbi rregullat e përgjithshme të një libroteke, kryesisht për proçedurat që duhen ndjekur në huazimin e një libri.

Më pas takimi vazhdoi në formën e një bashkëbisedimi rreth vlerës së leximit tek fëmijët, ku secili prej tyre shprehu interesin dhe dëshirën e madhe për të lexuar libra jashtëshkollorë. Madje së bashku ata lexuan dhe recituan tekste nga libra të ndryshëm, pjesë e fondit të artë të Librotekës AIITC.

Në fund të takimit lexuesve iu dhurua libri me titull “My beloved Prophet” në gjuhën angleze, botim ky i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam.

Qëllimi i projektit “Shtëpia e Librit” është që të përcjellë mesazhin e kultivimit të dashurisë për librin te moshat e reja. Ky projekt do të vazhdojë të jetë në funksion të lexuesve e sidomos fëmijëve të interesuar.

Libroteka AIITC do të jetë gjithnjë e hapur për lexuesit, me literaturën e saj të shumëllojshme si dhe me dhurime të ndryshme librash për librotekat e vogla të qyteteve.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2