wrapper

Tiranë, 20. 2. 2018

Një libër i dhuruar, është një dritare e hapur drejt botës së panjohur. Ky është edhe qëllimi kryesor i projektit të Librotekës AIITC “Bibliotekat, thesar i diturisë”, i cili, përmes dhurimit të librave, i shërben lexuesit shqiptar jo vetëm në Tiranë, por dhe në rrethet e rrethinat e ndryshme të Shqipërisë.

Libroteka AIITC, me projektin e saj, gjatë muajit shkurt ishte e pranishme në Fshatin Balshaj të Shkodrës, për të dhuruar libra. Në zemër të këtij fshati ndodhet xhamia, e cila u shërben besimtarëve, për të kryer ritet fetare islame. Pas një vizite nga një pjesë e stafit të AIITC atje, u vu re nevoja e plotësimit të bibliotekës së kësaj xhamie me literaturë dhe tituj të rinj librash.

Librat e dhuruar nga fondi ynë, për xhaminë e këtij fshati, i përkasin fushave kryesisht fetare, historike si dhe libra për fëmijë. Imami i kësaj xhamie Vullnet Begaj mori në dorëzim librat e dhuruar, duke shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për Librotekën AIITC dhe nismat humane të saj.

Kontributi i çdo individi apo institucioni, me dhurimin e librave në gjini të ndryshme si shkencore, historike, letrare apo fetare, do të ishte me mjaft vlerë për Librotekën AIITC, në mënyrë që nisma e saj, për pasurimin e bibliotekave të vogla, të shtrihet në të gjithë qytetet e Shqipërisë edhe gjatë vitit 2018.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2