wrapper

Institucionet shkollore janë burimi më i mirë i dijes për fëmijët, duke ushqyer tek ata dëshirën për të lexuar. Librat jashtëshkollorë janë një mundësi më shumë, për të plotësuar edhe më mirë dijet që marrin nëpërmjet shkollës. Pikërisht në kuadër të një konkursi letrar mes nxënësve, Institutit Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam ju përgjigj kërkesës së shkollës jopublike “Hafiz Ibrahim Dalliu”, për dhurimin e disa librave.

Përfaqësues nga Libroteka AIITC vizituan ambientet e kësaj shkolle, ku dhuruan për nxënësit e ciklit fillor libra me poezi për fëmijë, botime të Institutit. Nëpërmjet këtyre librave synohet që fëmijët të mund të zhvillojnë aftësitë për të interpretuar, ose për të mësuar përmendësh poezi të përshtatshme për moshën e tyre.

Përtej kënaqësisë në fytyrat e fëmijëve dhe dëshirës së tyre për të lexuar këto libra, mësuesja Elona Muça shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e saj për kontributin e Librotekës AIITC. Dyert e kësaj Libroteke qëndrojnë gjithnjë të hapura për të gjithë të interesuarit, pasi titujt e larmishëm të librave që ajo përmban, janë në dispozicion ndaj çdo kërkese të fëmijëve, studentëve apo studiuesve që duan t′i shfrytëzojnë ato. Libroteka e AIITC fton çdokënd, që të bëhet pjesë e projekteve të saj, me qëllim hapjen e dyerve të dijes atje ku është e nevojshme, madje edhe në fshatrat më të thella, ku sidomos fëmijët, janë të etur për të lexuar libra jashtë-shkollorë.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2