wrapper

Tiranë, 03.09.2018
Libroteka AIITC është pasuruar me shumë tituj të rinj librash, letrarë e studimorë, nga kontributi i disa shkrimtarëve dhe dashamirësve të librit. Gjatë një vizite në këto ambiente, shkrimtari dhe publicisti i njohur Albert Zholi dhuroi disa libra, marrë nga biblioteka e tij personale, vepra të tij dhe të disa autorëve të tjerë. Ndër to, mund të përmendim 2 vepra të vet shkrimtarit, me tituj: “Ikja e madhe”, kushtuar emigracionit të shqiptarëve në Greqi, dhe “Reshat Arbana, artist i popullit”, një monografi e jetës dhe veprës së aktorit të madh.

Mes librave të dhuruar, ishin edhe “Italia, shteti fqinj demokratik perëndimor”, me autor Agim Gruda, ku shpalosen kujtime, mbresa, udhëtime personale të vetë autorit. Po kështu vepra e autorit Harallamb Kota, me titull “Koço Kota për një Shqipëri oksidentale”, një monografi e këtij personaliteti, si pjesëmarrës aktiv në krijimin dhe ndërtimin e shtetit shqiptar. Po kështu edhe dy vepra letrare të autores Mina Çaushi, përkatësisht libri me tregime “Hapi i një gruaje” dhe vëllimi me poezi “Një udhëtim në fluturim me ndjenjat”.

Një tjetër autor ka shprehur dëshirën që veprat e tij të jenë pjesë e Librotekës AIITC. Bëhet fjalë për shkrimtarin Avni Shaqiri i cili ka dhuruar nga dy kopje për secilin libër të botuar prej tij. Konkretisht: vepra me dy poema “Evropë bardha me njolla të zeza”, vëllimi me poezi “Plagë mbi plagë”, përmbledhje poemash e vjershash nën titullin “Lugina e Preshevës, të fala nga gerajt”, librin me dy poema “Evropë zeza”, si dhe vëllimet me poezi për fëmijë “Dhelpra në banketin e pulave”, “Dy bibanat e flokëgjati” dhe “Gjeli karatist”

Veprat e dhuruara do të jenë në dispozicion të çdo lexuesi të interesuar që do të vizitojë ambientet e Librotekës AIITC. Ajo ofron për dashamirësit e librit sallat e posaçme të leximit si dhe huazim falas të çdo literature të kërkuar.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2