Në kompleksin muzeal bëjnë pjesë antikuarët dhe arkiva, përfaqësuar kryesisht nga libra e dorëshkrime të hershme e relikte me vlera historike. Aty pasqyrohet peizazhi islam në panoramën e qyteteve shqiptare, me foto e makete të qendrave urbane islame, me xhami, ndërtesa, institucione, me harta të dinamikës së përhapjes së besimit islam dhe të shtrirjes së kulturës islame në trojet shqiptare.

Gjithashtu vizitorët njihen me personalitetet dhe përfaqësuesit kryesorë të kulturës islame ndër shekuj dhe veprën e tyre si trashëgimi kulturore.

Muzeu është në pasurim të vazhdueshëm me objekte e dokumentacion muzeal, gjë që është bërë e mundur edhe falë akt-dhurimeve nga familjet muslimane.