wrapper

Autori: Gani Lila
Botues: AIITC
Viti i botimit: 2008
Numri i faqeve: 151

Nisma e autorit Gani Lila për të shprehur ndjenjat e tij të sinqerta prej besimtari përmes vargjeve të rimuara në përmbledhjen me titull "Jam musliman", është një nga përpjekjet e rralla për ta futur sërish frymën e besimit në artin e sotëm me tipare materialiste.

Teksa lexon vargjet e këtij vëllimi, e kupton se nuk bëhet fjalë për penën e një poeti të sprovuar, por aty ndien sinqeritetin që buron nga shpirti i pastër e i thjeshtë i besimtarit. Në dyvargëshat (mesnevit) që mbizotërojnë në pjesën më të madhe të librit, autori përcjell këndvështrimin e tij për njerëzit, botën, miqësinë, vëllazërinë etj, jep këshilla që e ndihmojnë njeriun për t'u bërë më i mirë, më i mbarë, më njerëzor.

Për të promovuar pikërisht këto vlera shpirtërore të harruara nga letërsia e kohëve të sotme, lexuesit shqiptar i ofrohet kjo përmbledhje poetike, së cilës së shpejti do t'i bashkëngjitet edhe vëllimi tjetër me titullin "Bismilah" i të njëjtit autor.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2

 

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family