wrapper

Autori:Valbona Hykaj
Kategoria:Poezi
Botues: AIITC
Viti i Botimit:2013

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam që prej themelimit të tij në vitin 1996 e në përshtatshmëri me objektivat e tij ka furnizuar tregun e librit me shumëllojshmëri botimesh të mirëpritura prej lexuesit shqiptar. Në këtë kolanë vargëzohen libra të niveleve të larta enciklopedike fjalorë gjuhësorë, libra teologjikë, letrarë, historikë, monografikë, duke përfshirë edhe libra për lexuesit e vegjël.
Nëpërmjet gjithë kësaj vepritarie botuese, AIITC sjell për publikun shqiptar dije dhe informacion bashkëkohor shkencor, letrar dhe artistik, veçanërisht në fushën e studimeve të kulturës islame shqiptare, e cila përbën një vlerë historikisht të ngjizur në trungun e kulturës sonë kombëtare dhe produkt i mendjes krijuese të popullit shqiptar.
Në mbështetje e nxitje të këtyre forcave krijuese AIITC prej disa viteve ka shpallur Çmimin AIITC për librin më të mirë të vitit në fushën e shkencës dhe kulturës islame, si edhe për krijimtarinë më të arrirë prej moshave të reja në prozë e poezi me tematikë "E bukura në shpirt dhe në jetë". Në këtë kompeticion kanë marrë pjesë krijues prestigjoz në të gjitha fushat dhe zhanret e letërsisë dhe veprat e tyre përbëjnë gurë të skalitur në odeonin e kulturës shqiptare.
Njëherazi në qendër të vëmendjes së këtij instituti janë përfshirë, studiues shkrimtarë e poetë të rinj të talentuar dhe premtues për vepra të arrira. Midis tyre përfshihet edhe vëllimi poetik i poetes së re Valbona Hykaj. Ky vëllim në vetvete prezanton një frymëzim, një vegim drejt një bote të bukur e të pastër njerëzore që merr formën prej mesazheve hyjnore. Në një vështrim tërësor, vëllimi poetik ngjason me një mozaik ku secili gurë ka shkëlqimin e vet, porse midis tyre gjenden edhe margaritarë vezullues.

Në këtë vëllim poetik forma dhe përmbajtja qëndrojnë në harmoni dhe së bashku vijnë si mesazhe e fllade për të shëndoshur dhe freskuar shpirtin njerëzor. Abstraktja, hyjnorja, sublimja ndërthuren dhe gërshetohen me të përditshmen, duke realizuar bukur dhe letrarisht kapërcime fantastike që të emocionojnë, të zhytin në meditime, të sodisësh mrekullinë e veprës së Zotit në Gjithësi, në natyrë, në tokë dhe tek njeriu. Në këtë vëllim poetik morali shprehet bukur, butë, ëmbël dhe artistikisht në vargje. Teksa lexon këto poezi, njeriu ngjitet në botën trashendenciale dhe ndien harmoninë e së madhërishmes.

Si një zë i ngrohtë poetik në një ritëm të qartë, në një bukuri figurative ku fshihen idetë të ndërthurura me ndjenja e mendime, autorja synon rrugëtimin shpirtëror drejt një eleksire jetë dhe zhytjeje në një botë të bukur.
Në poezitë: "Zoti ynë", "Për të ardhur tek ti", "Të Allahut jemi", shpirti njerëzor merr flatra për tek Zoti:

Më thuaj, të lutem, o Zot im
Sa rreze dielli do më duhen të prekin fytyrën time
Për t'u kujtuar për ekzistencën tënde.

Nëpërmjet poezive "Pranvera e Kuranit" dhe "Busulla e jetës sime" autorja evokon fuqishëm për vlerat madhore të Kuranit si libër që udhëheq tek veprat e mira:

O Kuran libri i shenjtë
Ti o busulla e jetës sime...
Në poezinë për profetin Muhamed (a.s.) shkruhet:
Fjala jote, urtësia jote
Shembull për çdo musliman...

Në këtë vëllim poetik me 49 poezi, lexuesi do të gjejë lëndë të shëndetshme shpirtërore që vijnë nga festat dhe rituali islam, nga Ramazani e Bajrami nga Namazi dhe Haxhi. Si një rrëfim intim, poezitë e këtij vëllimi të krijojnë frymëmarrje dhe trokasin ëmbël, lehtas në ndërgjegjen e lexuesit me qëllimin e mirë për të hedhur farën dhe për të mbjellë bimën e dobishme në zemrën njerëzore.

Last modified on Merkure, 23 Nentor 2016

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2

 

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family