wrapper

Autorë të ndryshëm
Botues: AIITC
Vendi i botimit: Tiranë
Viti: 1999
Numri i faqeve: 356

"100 Ditët e Luftës së Kosovës" i kushtohet martirëve të Kosovës që derdhën gjakun dhe sakrifikuan jetën për lirinë e saj.
Ngjarjet e pasqyruara në këtë libër janë kronika ditore të historive sa të vërteta po kaq edhe të dhimbshme. Në këto kronika gjejmë vrasjet barbare të shqiptarëve nga paramilitarët, policia dhe ushtria serbe, pushkatimet masive të burrave, të grave e fëmijëve, dëbimet në masë, grabitjet, djegiet dhe shkatërrimet e qyteteve e fshatrave, si dhe shkatërrimin e objekteve me vlera kulturore e fetare të kombit tonë.

Të dhënat e këtyre informacioneve janë marrë nga burime të drejtpërdrejta, por edhe nga Agjencia Telegrafike Shqiptare e agjenci të huaja, nga gazeta të ndryshme, nga mediat elektronike, nga komunikatat e shtetit shqiptar dhe të vendeve të tjera të rajonit e më gjerë.

Në mënyrë të veçantë janë shfrytëzuar të dhënat dhe komentet nga konferencat për shtyp të realizuara nga NATO, KFOR, AFOR, Ministria e Punëve të Jashtme e SHBA-së, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe, Bundesveri-Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë etj. Po kështu janë shfrytëzuar raportet e Organizatave Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut si: "Amnesty International", "Human Right" etj.

Larmia e burimeve të informacionit dhe raportimi i saktë, bëjnë që ky libër të ketë një rëndësi të posaçme shkencore dhe informative.

Last modified on Merkure, 23 Nentor 2016

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2