wrapper

Autori: Prof.dr.Musa Kraja
Botues: AIITC
Viti:2013
Vendi:Tiranë

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC) sjell në duart e lexuesit shqiptar librin me titull: "Prof.dr. Shefik Osmani, personaliteti shumë dimensional". Autori i këtij libri është Prof. dr. Musa Kraja, një i njohur, i afërt, mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Prof. Shefikut në fushën e arsimit dhe të pedagogjisë shqiptare.

Në libër bëhen përpjekje të lavdërueshme për shpalosjen e figurës së Prof.dr. Shefik Osmanit, si studiues serioz dhe me kontribute të shquara në fushën e arsimit dhe të shkollës shqiptare. Prezantohet Prof. Shefiku si teoricien, autor tekstesh, mësues e drejtues shkollash, veprimtar i suksesshëm, studiues dhe referues në sesione e konferenca pedagogjike, brenda e jashtë Shqipërisë.

Personaliteti i Prof. Shefik Osmanit qëndron i skalitur në kujtesën e mijëra-mijëra nxënësve dhe studentëve, që patën fatin të merrnin mësime prej tij dhe njohën tek ai mësuesin e dashur dhe të urtë, didaktin e përsosur, pedagogun erudit, shkencëtarin e përmasave të mëdha, dhe njeriun e përkushtuar, që gjithë energjitë e veta i shkriu për arsimimin dhe edukimin e brezit të ri.

AIITC e përkujton me nderim jetën dhe veprën e këtij eruditi dhe personaliteti të letrave shqipe në dobi të shkencës dhe kulturës shqiptare, si bashkëpunëtor i këtij instituti, si kryetar i bordit drejtues, si këshilltar shkencor, si anëtar i redaksisë së revistës kulturore – shkencore "Univers", si autor i shumë shkrimeve dhe artikujve në botimet e AIITC, si referues në disa sesione e konferenca të organizuara prej këtij instituti. Prof.dr. Shefik Osmani dha ndihmesë të shquar në studimin e kulturës islame dhe të orientalistikës.

Libri "Prof.dr. Shefik Osmani, Personaliteti shumë dimensional" botohet në kuadër të 90-vjetorit të lindjes të këtij personaliteti, dhe me rastin e 7-marsit, "Ditës së Mësuesit", profesionit të nderuar që Prof. Shefiku përzgjodhi dhe ia përkushtoi jetën atij. Libri vjen si homazh për veprën e tij të vyer, që shërben si model për këdo që merr mbi vete detyra e përgjegjësi në dobi të atdheut dhe kombit.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2