wrapper

Autori: Imam Neveviu
Përkthyen: Ramiz Zekaj dhe Alban Kodra
Viti i botimit: 2005
Vendi i botimit: Tiranë
"Dyzet Hadithe (El Erbaun En-Nev Evij)"Suneti është shpjegues i Kuranit dhe plotësues i udhëzimit të tij. Në lidhje me hollësitë dhe shembujt praktikë, pa studimin e Sunetit muslimani nuk mund ta ketë të plotë njohjen e normave dhe dispozitave të fesë së vet. Libri "Dyzet hadithe (El Erba'un En-Nevevije)" i autorit imam En-Neveviu, është një nga librat më përmbledhës dhe më të saktë në fushën e haditheve. Ai përmban hadithet kryesore të çdo displine të fesë islame, prandaj dijetarët e kanë pranuar në tërësi. Është kjo arsyeja që ai u bë shumë i njohur dhe iu bënë shumë komente e përkthime në gjuhë të ndryshme të botës. Një nga përkthimet e këtij libri në shqip është edhe publikimi i bërë nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, i cili shquhet për lehtësinë dhe rrjedhshmërinë e gjuhës së tij. Përkthimi është pajisur edhe me tekstet origjinale të haditheve në gjuhën arabe, në mënyrë që njohësit e arabishtes të kenë mundësi të verifikojnë saktësinë e përkthimit, meqenëse bëhet fjalë për tekste të shenjta të fesë islame.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2