wrapper

Autor: Enver Zekaj
Vendi i botimit: Tiranë
Viti i botimit: 2002
Formati: 16.5 x 23.5cm
Numri i faqeve: 50
Libri "Introduction to arabic writing and rules of for reciting the Qur'an" është shkruar në gjuhën angleze. Ai është një përmbledhje e parimeve të shkrim-leximit arab dhe e rregullave të leximit të Kuranit fisnik për joarabët. Duke ditur rëndësinë që ka Kurani i Shenjtë në jetën e besimtarit musliman dhe gjuhën me të cilën është shkruar ai, bëhet i domosdoshëm mësimi i parimeve të shkrim-leximit arab dhe të rregullave të recitimit të Kuranit.

Kjo do ta ndihmonte besimtarin në kryerjen sa më të rregullt të ritualeve të faljes dhe të vetë leximit të Kuranit në gjuhën me të cilën ka zbritur.

Duke qenë se libra të kësaj natyre janë botuar edhe më përpara në gjuhën shqipe, autori mendoi të përpilonte një libër, i cili do t'u vinte në ndihmë të huajve që jetojnë në Shqipëri e që duan të njihen më tepër e më nga afër me gjuhën arabe dhe traditat islame. Kjo do të ishte mënyra më e mirë për dikë që dëshiron ta njohë Islamin ashtu siç është në të vërtetë, pa përfytyrimet dhe paragjykimet e krijuara më parë nga të tjerët.

Libri nis në fillim me një njohje të shkurtër rreth natyrës së alfabetit arab, pastaj vijon me çdo shkronjë veç e veç. Ndërsa në pjesën e dytë, përpiqet të shpjegojë rregullat kryesore të recitimit të Kuranit, të cilat ndryshojnë nga rregullat e shqiptimit të zakonshëm të fjalëve. Duke synuar konkretësinë për lexuesit, libri përmban edhe ushtrime, zbatimi i të cilave ndihmon në praktimin e të shkruarit dhe të lexuarit.

Ky libër synon të ndërgjegjësojë lexuesin për vlerën e një rituali shumë të rëndësishëm, por që sot, për fat të keq, është harruar nga shumica e njerëzve dhe nuk praktikohet më. Ky ritual është meditimi.

More in this category: "Komentimi i kuranit" »

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2