wrapper

 

Autore: Dr. Fatima Omar Nasif

Botues: AIITC

Viti i botimit: 2011

Mendimtarët perëndimorë mbi Globalizmin:

“Globalizimi është intensifikimi i marrëdhënieve sociale mbarëbotërore, përmes të cilave vende të largëta mbajnë lidhje me njëra tjetrën, në mënyrë të tillë që ngjarjet në një vend karakterizohen nga të njëjtat procese sikurse edhe në një vend tjetër shumë kilometra larg, dhe anasjelltas” (Anthony Giddens)
“Globalizmi është intensifikim sasior dhe cilësor i transaksioneve ndërkufitare gjatë procesit të njëkohshëm të zgjerimit të tyre lokal” (Ulrich Menzel)
“Prej disa kohësh po përdoret në mënyrë inflacionare në debatet politike, publicistike dhe shkencore, duke u konsideruar nga njëra anë si kërcënim, nga ana tjetër si shans”. (Johannes Varwick)

Struktura e librit:

Kapitulli i parë përmban përkufizime rreth Mesazhit Botëror dhe Globalizmit në përgjithësi.
Kapitulli i dytë na njeh me disa të vërteta rreth familjes në këndvështrimin e Globalizimit dhe ndikimin e tij negativ në familje.
Kapitulli i tretë trajton respektimin e ndryshimeve fiziologjike dhe shpirtërore midis burrit dhe gruas në dispozitat e mesazhit botëror.
Kapitulli i katërt sjell disa zgjidhje praktike dhe urgjente për mbrojtjen e familjes, fëmijërisë dhe shoqërisë.
Rëndësia e librit:
Trajton në mënyrë të hollësishme rolin e gruas muslimane në familje. E mahnitur nga njohuritë dhe dispozitat e hollësishme të fesë islame, në të cilat nuk ka arritur ende gruaja muslimane dhe që nuk njihen nga shumica e grave në botë, autorja shfrytëzon Kuranin dhe Sunetin e Profetit Muhamed (a.s.) për të dhënë informacione të detajuara mbi ligjet që çojnë përpara institucionin e familjes dhe mbrojnë të drejtat e grave. Rregullat e familjes në legjislacionin islam kanë ardhur të detajuara. Ato fillojnë që në hapat e para të ndërtimit të familjes dhe përfundojnë me dispozitat rreth divorcit, së bashku me pasojat ligjore. Gjithashtu rregulla të veçanta janë vendosur për fëmijët që janë fryt i një martese. Ata kanë të drejta të plota për përkujdesje, mbrojtje, dashuri dhe siguri.

Pasojat negative të Globalizmit për familjen:

1. Legalizimi i marrëdhënieve jashtëmartesore dhe liria mediatike në transmetimin e programeve imorale.

2. Mbrojtja e të ashtuquajturave “të drejta të grave dhe vajzave”, duke i konsideruar mëse normale abortin dhe marrëdhëniet intime mes minorenëve.

3. Zhvillimi i botës virtuale ka rritur ndjeshëm ngacmimet përmes adresave të rreme në internet.

4. Kanalet televizive transmetojnë filma e serialë që promovojnë tradhtinë bashkëshortore. Po kështu edhe romanet apo tregimet në fushën e letërsisë.

5. Globalizimi i trupit të femrës përmes artit dhe konkurseve të bukurisë, nga ana tjetër lehtësimi i kontaktit mes burrit e gruas në arsimim apo në pozicionin e punës.

6. Të rinjtë kanë hequr dorë nga krijimi i marrëdhënieve bashkëshortore dhe familjes së virtytshme, pasi janë përqendruar në lidhjet e përkohshme që nuk ngarkojnë me përgjegjësi asnjërën prej palëve.

Zgjidhja që ofron Sheriati islam:

Sheriati islam është kujdesur që të respektojë gruan dhe burrin, sepse secili prej tyre ka një rol të caktuar në jetë. Sheriati e ndalon shëmbëllimin mes dy gjinive dhe mohon ekzistencën e konfliktit mes tyre. Madje nxit largimin e mosmarrëveshjeve dhe bën thirrje për bashkëpunimin e burrit me gruan për ndërtimin e familjes, si burimi kryesor i lumturisë. Trajtimi i disa çështjeve në Kuran, si martesa, trashëgimia, divorci, poligamia, dhuna ndaj gruas etj., e përcjellim mjaft mirë Mesazhin botëror mbi rëndësinë e familjes dhe martesës, ku burri dhe gruaja kanë një pozicion të nderuar, ku respekti dhe mirëkuptimi reciprok janë thelbi i një jete të lumtur.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2