wrapper

Autori : Yzedin Hima
Botues: AIITC
Viti i botimit: 2008
Numri i faqeve: 200

"Vexhi Buharaja - Pa mite e mjegull" në këtë monografi autori Yzedin Hima bën përpjekjen e parë për të shpërndarë mjegullën që për shumë vite kaploi jetën dhe veprën e Vexhi Buharasë: si përkthyes i veprave "Gjylistani e Bostani" të poetit persian Saadiu dhe "Shehnamesë" së Firdusit; Si përkthyes prej osmanishtes i një dokumentacioni voluminoz, që hedh dritë mbi historiografinë shqiptare të një epoke të gjatë; Si autor i shumë poezive të shkruara me pasion e teknika të përsosura poetike; Si prurës në gjuhën shqipe i veprave të mëdha të kolosëve të Rilindjes Kombëtare si Sami Frashëri, Naim Frashëri dhe Hasan Tahsini. Vexhi Buharaja mbetet një figurë e ndritur për kulturën dhe historinë shqiptare.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2