A është Kosova një rast universal apo sui generis? Kjo është pyetja që shtron qysh në titull të librit dhe i përgjigjet nëpërmjet tij, diplomati dhe studiuesi Islam Lauka. Autori është në njërën anë një studiues i çështjeve ballkanike dhe në anën tjetër, ndër të paktët kremlinologë të vendit.Ai paraqet një trajtesë të thellë dhe parashtron skenarët e mundshëm nëpër të cilët do të kalonte zgjidhja e statusit të Kosovës, duke parashikuar kështu atë që do të ndodhte më 17 shkurt 2008, shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.
Pas analizave të thelluara rezulton se Kosova është një rast i veçantë, unik dhe zgjidhja e tij duhet të jetë unike. Ky përfundim vjen nga studiuesi akademik dhe diplomati aktiv, Islam Lauka, i cili aktualisht, është emëruar ambasador i Shqipërisë në Kosovë.
Çështja e Kosovës bëhet e njohur për lexuesin e huaj, duke u përkthyer në dy gjuhë nga ana e AIITC -së, pikërisht në anglisht dhe në arabisht.
"Kosova - A universal case or sui generis"
Autori: Dr.Islam Lauka
Botues: AIITC
Viti: 2008
Vendi i botimit:Tiranë
Numri i faqeve:265