wrapper

Autorë:Smajl Bala & Blendi Alushi
Botues:AIITC
Viti:2011
ISBN:978-9928-126-00-9

Në libra të shumtë përshkruhen mendime e arritje të figurave të shquara me ndikim në zhvillimin shkencor, intelektual e shoqëror të qënies humane. Disa humbin në kohë dhe harresa i kaplon. Por ky s'mund dhe s'duhet të jetë fati i gjithë atyre që i shërbejnë Atij që ka krijuar botën, Zotit të gjithësisë, Allahut Një. Këta janë imamët, hatibët dhe predikuesit e xhamive, të njohur si hoxhallarë, si bartës të amanetit të të dërguarve të Zotit.Ata janë udhërrëfyesit e kombit që përcaktojnë pikat e referimit moral që shoqëria të mos shthuret, por të jetë e pastër dhe e fortë.

Imamët e xhamive, hoxhallarët e mualimët e shumtë që Shkodra nxori që nga ardhja e Islamit në trojet shqiptare e në vijim, shërbyen në edukimin e brezave dhe rrënjosjen e besimit në një Zot të vetëm, si dhe në thellimin e kulturës shoqërore. Ata shërbyen në kultivimin e besimit islam autentik duke krijuar shoqëri muslimane me kulturë të gjerë islame gjithëpërfshirëse, dhe asnjëherë përjashtuese ndaj tjetrit, të paqtë dhe asnjëherë konfliktuale, madje nxitëse të respektit reciprok me komunitetet e tjera siç dhe kërkon Islami.

Shumë prej tyre i ka vlerësuar historia për vlerat patriotike, të tjerë pushtetet e njëpasnjëshme në vend i kanë dekoruar, e të tjerë mbase pushkatuar e internuar për shkak të potencës së madhe intelektuale e shpirtërore të tyre.
Ky libër me të dhëna interesante i autorëve Smajl Bala e Blendi Alushi, i vjen në ndihmë lexuesit shqiptar për të mësuar më shumë për jetën dhe veprën e atyre personaliteteve islame me gjurmë të pashlyeshme në historinë e besimit islam në arealin shqiptar.

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam, vlerëson punën këmbëngulëse të autorëve të këtij libri në kërkim të jetëve të personaliteteve islame dhe objekteve të kultit islam, që pikturuan panoramën shkodrane, sikurse përkrah çdo nismë në zbulimin e promovimin e vlerave të besimit islam të kultivuara ndër shekuj në trojet shqiptare.

Libri i lartpërmendur, vjen në duart e lexuesve shqiptarë, dhe kjo nën kujdesin e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam, i cili u kujdes me shumë përkushtim që libri të dalë në formën më të mirë të mundshme.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2