wrapper

Autori:Dr.Ramiz Zekaj
Botues: AIITC
Viti: 2007
Vendi i botimit: Tiranë
Numri i faqeve: 404
Ribotuar ne vitin 2012

Libri "Zhvillimi i kulturës islame te shqiptarët gjatë shekullit XX", i autorit dr. Ramiz Zekaj, është një studim mbi botën islame shqiptare, nëpër të gjithë hapësirën e trojeve tona etnike, si dhe në diasporë. Edhe pse ka trajtuar një temë mjaft panoramike, të shtrirë në një bosht të gjerë kohor dhe vendor, autori ka arritur nivel të lartë shkencor, duke përcjellë me objektivitet çështje të tilla si: Roli i kulturës islame në historinë e popullit shqiptar, tiparet kryesore të kësaj kulture, si dhe personalitetet dhe kontributi i tyre në përhapjen e besimit islam në Shqipëri, përgjatë shekullit XX.

Ky libër ka ardhur si rezultat i punës këmbëngulëse, nëpërmjet hulumtimeve intensive shumëvjeçare në arkiva e biblioteka brenda dhe jashtë vendit, si dhe nëpërmjet lidhjeve me qendra të ndryshme të diasporës shqiptare, si të Torontos (Kanada), Brukselit (Belgjikë), etj. Gjithashtu, autori iu është referuar botimeve të bëra nga qendrat islame shqiptare në SHBA etj, si dhe botimeve të ndryshme në shqip dhe të vendeve të Lindjes.

Për hartimin e këtij libri, unikal për nga përmbajtja, janë shfrytëzuar një numër i madh librash, monografi e përmbledhje studimore, të cilat krahas të tjerave, kanë cekur edhe aspekte të kulturës islame.

Libri ka vlera të mëdha njohëse për një masë të gjerë lexuesish, por në mënyrë të veçantë për studiuesit e fushës së kulturës islame te shqiptarët dhe të kulturës kombëtare në përgjithësi.

Libri "Zhvillimi i kulturës islame te shqiptarët gjatë shekullit XX" është përkthyer edhe në gjuhën angleze me titullin "The development of the Islamic culture in Albania during the 20th century".

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2

 

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family