wrapper

Autor: Prof. Dr. Arian Kadiu
Botues: AIITC
Viti i botimit: 2014
Vendi i botimit: Tiranë

Një ndër personalitetet është Raif Kadiu ku në këtë studim monografik vendosja e këtij personaliteti të mirënjohur për dibranët, në shtratin historik të kohës, kur jetoi, në kapërcyell të shekujve XIX dhe XX, i ka dhënë mundësinë autorit të japë një kontribut të vlefshëm në historinë e shqiptarëve. Raif Kadiu, siç del qartë në monografi, nuk i përket vetëm Dibrës, por ai ishte një personalitet me përmasa që i kalon kufijtë e trevës së vendlindjes.
Autori me punën hulumtuese në burime arkivore dhe burime të tjera të autorëve të shquar, materiale të shkruara dhe gojore, na ka dhënë qartë dhe në mënyrë bindëse jetën dhe veprimtarinë e pasur të Raif kadiut, si dhe veçanërisht rolin e dukshëm të tij në ngjarjet vendimtare të kohës, të cilat lanë gjurmë në procesin historik të kombit shqiptar.
Personaliteti i Raif Kadiut u ngrit lart dhe u afirmua jo vetëm në veprimtarinë e tij si klerik i fesë së cilës ai i përkiste, por edhe në veprimtarinë e tij atdhetare qysh në moshë të re. Duke iu referuar rolit të institucioneve fetare të kohës në organizimin e ngjarjeve jetike, ku luheshin fatet e atdheut, autori ka pasqyruar edhe rolin e klerikut Kadiu, në këto ngjarje historike madhore.

Emri dhe vepra e Raif Kadiut, ka lënë gjurmë të thella në ndërgjegjen e dibranëve, të cilët edhe sot i referohen dijeve të tij, si burim mençurie, duke përmendur jo në pak raste, shprehjen: ''siç e ka thënë edhe Kadiu i Parë''. Dimensionet e mençurisë dhe atdhetarizmit të Raif Kadiut ''zbulohen'' hap pas hapi. Guximi i tij i kalonte përmasat e rrethanave të kohës. I tillë ishte guximi i tij për të kundërshtuar pushtimin e vendit nga Italia fashiste, duke iu përgjigjur me ironi kërkesës italiane për të qenë pjesë e delegacionit Shqiptar, i cili do t'i dorëzonte kurorën e Skënderbeut, mbretit Viktor Emanueli III.

''Mbreti dhe Duçja juaj e kanë marrë Kurorën e Skënderbeut, që ditën që ''na çliruat''- deklaroi ai në sy të autoriteteve italiane të pushtimit. Ai kishte besimin e madh se flamuri kombëtar Shqiptar do të valonte edhe në Kosovë e Çamëri, të shkëputura padrejtësisht nga Fuqitë e Mëdha të kohës, të veçuara nga harta e shtetit të pavarur shqiptar. Mjedisi natyror e shoqëror, ku veproi Raif Kadiu, është Dibra me njerëzit e saj, e pasur, me një botë shpirtërore të gjerë. Ndaj janë të shumta dëshmitë vlerësuese të bashkëkombësve për personalitetin e Kadiut.

Ndriçimi dhe shkëlqimi i veprës së klerikut Raif Kadiu, në librin e Arian Kadiut është edhe shprehje e humanizmit dhe e dashurisë për njerëzit, që për ta dhe Atdheun bënë gjithçka që mundën, ashtu si e përçon edhe feja të cilës i përkiste.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2

 

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family