wrapper

Qendra e Gjuhëve AIITC pranë Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam që prej vitit 2012 ushtron aktivitetin e saj akedemik, duke ofruar mësimin e gjuhëve angleze, gjermane, arabe dhe turke për të gjithë të interesuarit, me cilësi të lartë dhe çmime të përshtatshme.
Ditën e mërkurë, dt. 19.03.2014, në ambjentet e Qendrës u certifikuan dy klasa të gjuhës arabe, përkatësisht të niveleve II dhe III, ku kursantët ndoqën falas për tre muaj rradhazi mësimin e gjuhës arabe me prof. Ramadan Salah. Pasi të pranishmit u njohën me rezultatet e certifikatave, drejtuesja e Qendrës së Gjuhëve, znj. Aferdita Hyseni, u prezantoi të pranishmëve një platformë të re të kurseve të gjuhës arabe, platformën e kurseve intensive. Kjo platformë përmban një program intensiv me 5 javë / 50 seanca mësimi. Me anë të këtij programi kursantët përfitojnë njohuri të shpejta të gjuhës arabe.

Të pranishmit e vlerësuan platformën dhe u regjistruan duke u bërë pjesë e këtyre kurseve javën e ardhshme.Mbylljes së sezonit të provimeve për shumë studentë i ka shtyrë ata të jenë më të lirë për të vazhduar mësimin e gjuhëve të huaja në kurset që zhvillon Qendra e Gjuhëve pranë AIITC. Gjatë këtij muaji ka pasur një fluks studentësh që janë regjistruar për mësimin e gjuhëve anglisht, gjermanisht dhe turqisht.

Qendra e Gjuhëve AIITC mirëpret dhe përkrah të rinjtë shqiptarë me cilësi në mësimdhënie dhe duke ofruar tarifa ekonomike.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2