wrapper

Qendra e Gjuhëve të Huaja AIITC që prej themelimit të saj ka ofruar për studentët trajnime për të gjithë provimet ndërkombëtare të gjuhës angleze, prandaj i kushton vëmendje të veçantë kualifikimit të stafit të saj në këtë drejtim. Në këtë kuadër, përfaqësues të këtij stafi morën pjesë në seminarin e organizuar nga Education Centre Albania, me temë: "ELT Exams: What Teacher And Student Should Know". Seminari u drejtua nga prof. Dimitris Primalis nga Greqia.

Objektivi kryesor i këtij seminari ishte informimi i mësuesve dhe drejtuesve të qendrave të gjuhëve të huaja rreth provimeve ndërkombëtare të gjuhës angleze si TOEFL, TOIC, MICHIGAN, IELTS. Mes të tjerash seminari trajtoi çështje të tilla si: rëndësia e këtyre provimeve dhe dallimi mes tyre, vështirësitë e aplikantëve dhe metodat e thjeshta të trajnimit të tyre.

Një objektiv tjetër i rëndësishëm që u arrit nëpërmjet këtij seminari trajnues është zgjerimi dhe forcimi i marrëdhënieve ndër-institucionale, që Qendra e Gjuhëve të Huaja AIITC synon të zhvillojë me qendra edukative brenda dhe jashtë vendit, për të ofruar një shërbim sa më cilësor e bashkëkohor për publikun.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2