wrapper

Me mbarimin e shkollës dhe me fillimin e pushimeve verore, prindërit dhe fëmijët e tyre së bashku nisën të mendojnë se si mund të organizohen në mënyrë më të frytshme, edukuese dhe argëtuese këto pushime. Në përgjigje të këtij interesimi, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam çeli për të dytin vit radhazi shkollën verore për fëmijët e moshës 7 – 14 vjeç, 19 Qershor – 31 korrik 2014. Kjo shkollë organizohet, me qëllim angazhimin e fëmijëve në aktivitete të dobishme, për kalimin e kohës së lirë në mënyrë të kulturuar.

Ajo zhvillohet sipas një programi që gërsheton mësimin me aktivitetet formuese dhe zbavitëse, çka u krijon fëmijëve mundësinë për të hedhur hapat e parë në mësimin e gjuhës angleze, arabe, edukatës islame, etj. Përveç kësaj, fëmijët do të kenë mundësinë që të shfaqin talentin e tyre në punë dore, vizatim, formim figurash të ndryshme. Pjesë e shkollës janë edhe lojrat e ndryshme sportive, ekskursionet dhe shfaqjet kulturore e argëtuese për fëmijët.

Ditën e enjte, dt. 19.06.2014, mjediset e AIITC kishin veshur petkun e gëzimit dhe ishin zbukuruar me flamuj e tullumbace për t'i uruar mirëseardhjen fëmijëve pjesëmarrës, si dhe për t'i bërë ata që të ndiheshin nën një atmosferë festive.Në ceremoninë hapëse fëmijët i përshëndeti zv.Drejtori i AIITC, z.Alban Kodra, Kryetari i Bordit Drejtues Dr. Faruk Borova, si dhe stafi i përzgjedhur që do të merrej me fëmijët gjatë zhvillimit të këtij kampi. Pasi i uruan mirëseardhjen fëmijëve, ata i treguan për rëndësinë e kësaj shkolle dhe qëllimet e saj. Ndër të tjera ata thanë: "Nëpërmjet këtij kampi ju do të mësoni shumë gjëra të reja, do të zini shokë dhe shoqe, do të bëheni më të mirë, si dhe do të argëtoheni shumë...".

Në ditën e parë fëmijët dhe prindërit e tyre u njohën me programin që do të përmbajë kampi përgjatë gjithë kohës të zhvillimit të tij. Më pas fëmijëve iuofrua qerasje me fruta, ëmbëlsira dhe pije të ndryshme. Pasi zhvilluan mësimin e anglishtes, arabishtes dhe të edukatës fetare, fëmijët zhvilluan lojëra të ndryshme me top në oborrin e Institutit.

Vlen për t'u theksuar fakti se "Shkolla Verore 2014" ofrohet me një çmim simbolik për të gjithë fëmijët pjesëmarrës. Nëpërmjet saj, AIITC synon të kontribuojë duke vënë një tullë të fortë dhe të sigurt në ndërtimin e shëndetshëm të brezave të ardhshëm.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2

 

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family