wrapper

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, si një institucion që përpiqet të kontribuojë në kulturën shqiptare me prurje pozitive, ka krijuar në mjediset e tij një hapësirë të posaçme për fëmijët e moshave të vogla shkollore, duke themeluar një teatër kukullash shëtitës me skenë të lëvizshme.

Shfaqjet teatrale për fëmijë, ashtu si edhe televizioni, librat apo shkolla, janë një mjet me ndikim të fortë në edukimin e fëmijëve.

Në këtë kontekst, AIITC e ngriti këtë teatër kukullash me synimin kryesor për të promovuar vlerat morale, qytetare dhe fetare te fëmijët e moshës deri në 10 vjeç, si dhe për të sjellë një shërbim të ri për një komunitet fëmijësh, të cilët për arsye të ndryshme nuk arrijnë që të ndjekin aktivitetet që zhvillohen në sallën e Teatrit Shtetëror të Kukullave. Sktruktura e skenës lëvizëse krijon mundësi që shfaqja të realizohet edhe në ambiente të hapura apo aty ku janë fëmijët, si në kopshte, shkolla etj.

Teatri i kukullave do të jetë jo vetëm në funksion të edukimit, argëtimit dhe promovimit të vlerave morale, fetare e shoqërore, por do të shërbejë edhe si një laborator i mësimit dhe praktikimit të gjuhëve të huaja për fëmijët që i realizojnë dhe i konsumojnë këto produksione.

Duke shfrytëzuar praninë e Shkollës Verore 2014 në mjediset e tij, AIITC organizoi për fëmijët e kësaj shkolle më dt. 01.07.2014 shfaqjen e parë teatrale me titull "Mençuria e të varfrit", të vënë në skenë nga regjizori Armand Bora. E bazuar në tregimin me të njëjtin titull të autorit Enver Zekaj, pjesa e përshtatur për teatër përcjell mesazhin se, megjithëse mund të jemi të varfër nga pasuria, duhet të jemi tepër më të pasur nga shpirti; duhet të jemi plot besim te Zoti dhe të zbatojmë udhëzimet e tij dhe nuk duhet të lejojmë që dikush të abuzojnë me detyrën në kurriz të të tjerëve.

Gërshetimi i zërit profesional të personazheve me lëvizjen e kukullave nga aktorë për fëmijë sollën tregimin "Mençuria e të varfërit" shumë të kuptueshëm dhe të dashur për nxënësit e Shkollës Verore. Jo vetëm kaq, por shpesh gjatë shfaqjes u zhvillua një ndërveprim midis spektatirëve të vegjël dhe aktorëve që lëviznin kukullat. Në përfundim, fëmijët mbetën të kënaqur dhe e duartrokitën shfaqjen të gëzuar.

Ky ishte fillimi i një cikli shfaqesh që pritet të lëvizë në të gjithë vendin, por edhe në Kosovë, Maqedoni e më gjerë, në qendra të ndryshme dhe ambiente publike, për t'u ofruar fëmijëve kulturë, edukatë dhe argëtim të dobishëm.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2

 

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family