wrapper

Ditën e sotme nxënësit e Shkollës Verore AIITC 2014, kaluan një ditë ndryshe nga ditët e tjera. Duke u nisur nga thënia profetike ''Sadakaja më e mirë është të ushqesh të uriturit'', stafi i kësaj shkolle organizoi në qendër të Tiranës një projekt me të njëjtën moto, me qëllim që fëmijët të edukohen me bamirësinë dhe kulturën e solidaritetit social.

Mësueset e shkollës së bashku me nxënësit kishin përgatitur dhurata për fëmijët të cilët dalin e shesin ose lypin asfalteve të kryeqytetit. Nxënësit e shkollës me vullnet të lirë sollën nga shtëpitë e tyre veshmbathje dhe lodra për këtë kategori, ndërsa AIITC iu dhuroi disa pako të vogla ushqimore.

Ndër objektivat e këtij projekti ishin edukimi i fëmijëve me ndjenjën e mirënjohjes ndaj Krijuesit për të mirat që u ka falur dhe edukimi me ndjenjën e dhembshurisë e të mëshirës ndaj njerëzve në nevojë. Bamirësia e shton dashurinë dhe solidaritetin njerëzor.
Aktiviteti u zhvillua me sukses duke dhuruar 35 çanta me dhurata për fëmijët në nevojë dhe për prindërit e tyre.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2