wrapper

Qendra e Gjuhëve të Huaja AIITC, ofron për kursantët e saj metoda të përditësuara për gjuhët anglisht, gjermanisht, turqisht si dhe arabisht.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë fillim viti akademik Qendra e Gjuhëve të Huaja AIITC mbështet kursantët në tarifa të leverdisshme për çdo familje. Përveç kësaj, kjo qendër gjuhësh ofron për kursantët e saj konsulencë falas për temat e diplomës, si dhe anëtarësim falas ne Librotekën AIITC, e cila është e pasur me libra në disa gjuhë të botës.

Kjo mbështetje vjen për të rinjt shqiptarë me qëllim për ti motivuar në mësimin e gjuhëve të huaja si një vlerë personale dhe mbarë shoqërore.

Pranë kësaj qendre gjuhësh kursantët i nënshtrohen një provimi gjuhe falas për të mirëpërcaktuar nivelin e gjuhës së kursantit. Mësimi zhvillohet individual ose në grup dhe detyrimisht sipas grupmoshave.

Qendra e Gjuhëve të Huaja AIITC ju mirëpret dhe ju shërben sipas kërkesave tuaja.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2