wrapper

Qendra e Gjuhëve të Huaja AIITC që prej vitit 2012 vijon aktivitetin e saj arsimor, duke ofruar mësimin e gjuhëve angleze, gjermane, arabe dhe turke me cilësi të lartë mësimdhënie dhe me çmime të përshtatshme për të gjithë të interesuarit.

Muaji shkurt në Qendrën e Gjuhëve të Huaja AIITC nisi me certifikimin e suksesshëm të kursantëve të nivelit të parë të gjuhës turke si dhe me hapjen e klasave individuale të gjuhës gjermane. Pjesëmarrja e rregullt e kursantëve ka bërë që ata të arrijnë pikë të kënaqshme në përfundimin e këtij kursi me sukses.
Me përfundimin e këtij niveli këta kursantë janë në gjendje të prezantojnë vetveten si dhe të njohin nocionet bazë të komunikimit në këtë gjuhë. Gjatë dhënies së Certifikatave morën pjesë përgjegjësja e Departamentit të Gjuhëve të Huaja në AIITC znj. Afërdita Hyseni si dhe udhëheqësi i këtij kursi z. Andi Kallushi.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2