wrapper

Qendra e Gjuhëve të Huaja AIITC zhvilloi me sukses seminarin informativ me temë: "Sistemi Ndërkombëtar Testues i Gjuhës Angleze", drejtuar nga Msc. Eda Cauli. Seminari u zhvillua ditën e shtunë, dt. 21.03.2015, në sallën e amfiteatrit AIITC. Në të morën pjesë studentë dhe të interesuar të tjerë.

Seminarin e hapi Nëndrejtori i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC) z. Alban Kodra, i cili falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe përcolli përshëndetjet e Drejtorit të AIITC, Dr. Ramiz Zekaj. Më pas ai prezantoi shkurtimisht punën e AIITC në zhvillimin e mësimdhënies së gjuhëve të huaja, si pjesë e objektivave të veprimtarisë së tij kulturore - edukative, si dhe foli për rëndësinë së temës.

Pas tij fjalën e mori koordinatorja e Qendrës së Gjuhëve të Huaja AIITC znj. Afërdita Hyseni. Pasi falenderoi të pranishmit për praninë e tyre, ajo prezantoi veprimtarinë dhe ofertat e Qendrës.

Seminari vijoi me leksionin e pedagoges së anglishtes, znj. Eda Cauli. Ajo shpjegoi me hollësi procedurat e secilit prej testeve për mbrojtjen ndërkombëtare të gjuhës angleze, strukturën e provimeve online, vlerën e tyre në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar etj.

Në fund të seminarit të pranishmit i drejtuan pyetje të ndryshme. Pyetjes se si jepet provimi TOEIC, ajo iu përgjigj se ky test duhet dhënë jashtë Shqipërisë dhe nuk mund të zhvillohet online. Pyetjes rreth afatit kohor të vlefshmërisë sëprovimit TOEFL, pedagogia iu përgjigj se diploma e marrë nga ky provim zgjat dy vjet. Pjesëmarrësit bënë edhe pyetje të tjera dhe u informuan për çdo paqartësi të tyren. Pas përfundimit të seminarit të pranishmit u ftuan në kokteilin e organizuar nga AIITC.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2

 

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family