wrapper

Si çdo vit, pushimet verore vijnë më shpejt nga ç'e mendojmë si për prindërit ashtu edhe për fëmijët. Me fillimin e pushimeve verore prindërit nisën të mendojnë dhe të kërkojnë për fëmijët e tyre ambiente të frytshme duke pasur mundësi zhvillimin e mëtejshëm të njohurive, por sigurisht duke i ndërthurur pushimet me argëtim dhe gëzim për ta.

Në përgjigje të interesimit të prindërve por edhe të vetë fëmijëve, sot më datë 8 Qershor Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam çeli siparin e “Shkollës Verore AIITC 2015”. AIITC në shërbim të fëmijëve me këtë shkollë verore, në mënyrë të kulturuar ofron mënyrën më të mirë për edukimin dhe argëtimin e fëmijëve.

Kjo shkollë verore e cila do të vijojë veprimtarinë e saj për rreth një muaj, përkatësisht deri më datë 8 Korrik 2015, synon t’u mësojë fëmijëve nivelin (A1) për gjuhët e huaja arabisht, anglisht dhe gjermanisht por edhe mësimet fillestare të edukatës islame. Përveç kësaj fëmijët do të kenë mundësi të shfaqin talentin e tyre në punë dore, vizatim por edhe të argëtohen me lojëra të ndryshme si pingpong, futboll, volejboll, shah etj. Pjesë e argëtimit të tyre do të jetë edhe ekskursioni tre ditor në qendrën Kulturore Milenium-Durrës.

Në ditën e sotme ambientet e AIITC duke iu përshtatur botës së fëmijëve, u veshën me petkun e gëzimit, u zbukuruan me tullumbace duke i bërë të ndjehen fëmijët në një atmosferë festive të organizuar posaçërisht vetëm për ta.

Në ceremoninë hapëse fëmijët u njohën me kampin veror dhe zhvillimet e tij në ditët e ardhshme. Fjalën hapëse e mbajtën dhe Kryetari i Bordit Drejtues të AIITC dr. Faruk Borova dhe nëndrejtori Alban Kodra, të cilët me gjuhën e fëmijëve u uruan mirëseardhjen atyre dhe u treguan më shumë rreth natyrës së shkollës verore, e cila organizohet për të tretin vit radhazi. Ata nënviyuan se qëllimi i Institutit është që mësimet të jenë të vlefshme për fëmijët dhe që ata të njohin shokë e miq të rinj, të mësojnë e të argëtohen në formën më të bukur.

Për ditën e parë të kampit të ftuar ishin aktorë nga Cirku i Tiranës, të cilët u mësuan numra të reja shpejtësie, argëtuan fëmijët dhe u bashkuan me gëzimin e tyre. Më pas fëmijëve iu ofrua qerasje me fruta ëmbëlsira dhe pije të ndryshme. Dita e parë të Shkollës Verore u mbyll me lojëra në oborrin e AIITC, duke u dhënë kështu mundësinë fëmijëve të njihen akoma më shumë me njëri-tjetrin.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2