Qendra e Gjuhëve të Huaja AIITC, që prej vitit 2012 operon në aktivitetin e saj akademik, duke ofruar mësimin e gjuhës angleze, gjermane, arabe dhe turke me cilësi të lartë mësimdhënie dhe me çmime të përshtatshme për të gjithë të interesuarit.
Muaji korrik, shënoi formimin e klasave të reja për gjuhën gjermane dhe arabe. Tashmë Gjermania destinacioni i shumë shqiptarëve ka shtyrë të rinjtë për mësimin e kësaj gjuhe. Gjithashtu dhe interesi për të mësuar një gjuhë ndryshe, siç është gjuha arabe ka sjellë formimin e klasave të gjuhës arabe.
Mësimi i gjuhëve të huaja pranë AIITC zhvillohet konform standarteve të larta të mësimdhënies duke filluar me stafin e kualifikuar pedagogjik, metodat e përzgjedhura si dhe kushteve moderne didaktike që ofron kjo qendër, sepse objekativi kryesor i kësaj qendre është mbështetja e të rinjve në rrugët e dijes përmes njohurive dhe punës me dinjitet.
Qendra e gjuhëve të huaja AIITC, po shërben si një qendër solide në edukimin dhe në mbështetjen financiare të brezave të rinj.