wrapper

Tetor, 2017

Pranë Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam rinisin kurset e gjuhëve të huaja për vitin shkollor 2017-2018. Kurset ofrohen për të gjithë të interesuarit në gjuhët: anglisht, gjermanisht, turqisht dhe arabisht, të cilat janë të licencuara prej vitit 2012 nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Çdo kursant që frekuenton një nivel gjuhe pranë Qendrës së Gjuhëve të Huaja AIITC pajiset me certifikatë, e cila njihet nga Ministria e Punës.

Një prej gjuhëve, mësimin e të cilave ofron AIITC, është ajo arabe. Për këtë qëllim janë përzgjedhur pedagogë të kualifikuar të gjuhës arabe dhe metodat më bashkëkohore të mësimdhënies së saj.
Këtë muaj në Qendrën e Gjuhëve të Huaja AIITC filluan kurset për nivelin fillestar dhe mesatar. Metoda e mësimit të kësaj gjuhe fillon me abetaren “Hap pas hapi mësojmë arabisht” botim i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam, i cili shpërndahet falas për të gjithë kursantët. Më pas vazhdon me librat “Madinah Arabic Reader” dhe “Flasim Arabisht” me autor Dr. Ramiz Zekaj.

Për t’u bërë pjesë e klasave të gjuhës arabe, kursantët duhet të regjistrohen online ose pranë sekretarisë së Qendrës së gjuhëve të Huaja, në AIITC. Duke parë interesin në rritje, kryesisht të të rinjve, për mësimin e gjuhës arabe, mësimdhënia do të zhvillohet në orare të ndryshme sipas niveleve.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2